Pandemia, Basha te një familje të moshuarish: Ruani veten se qeveria nuk po e bën detyrën e vet!

Pandemia, Basha te një familje të moshuarish: Ruani veten se qeveria nuk po e bën detyrën e vet!

11:46, 01/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me Lina dhe Robert Martinin, një çift pensionistësh në Tiranë, ku dëgjoi prej tyre se si kriza e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre.

Të moshuarit po vuajnë më së shumti pasojat shëndetësore dhe ekonomike të COVID-19.

Qeveria nuk ka ndërmarë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë për t’i mbështetur financiarisht, ndërkohë që pensionet janë të ulëta, shpenzimet sa vijnë e shtohen me fatura të rritura të dritave, ujit, ilaçeve, maskave e dezinfektantëve.

"Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t'ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me të ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t'i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet.

Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume të sëmurë. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka për t’u mbrojtur”, u shpreh kryetari i PD Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni01/12/2020 16:17

Po ju Z Basha , a po e beni valle detyren sot , si opozite , ne keto dite tragjike per Shqiperine dhe shqiptaret?? Mos valle detyra juaj kryesore eshte te ekspozoni se si vizitoni pensionistet etj. etj, nderkohe qe banda e hajduteve kriminele ne pushtet bejne kerdine ne mbare vendin ??? Organizoni popullin nje ore e me pare ne protesta masive , mbasi me keto llaj llaje e ekspozime nuk mund ti luftoni e ti mundni ujqerit qe kane rrembyer e shqyejne gjithshka ne kete vend . Zgjohuni e organizohuni mbasi djallezia e tyre punon cdo sekond per te mbrojtur e mbajtur fort "sakrificat" e medha te vjedhjeve e krimeve , qe kane bere prej 8 vjetesh ( fale edhe dobesis tuaj si opozite) .

Shto koment

Denonco