Premtimi i Bashës: Një muaj pas ardhjes në pushtet, nuk do të ketë familje në çadra

Premtimi i Bashës: Një muaj pas ardhjes në pushtet, nuk do të ketë familje në çadra

21:40, 30/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga studio e Abc Neës, me gazetarin Endri Xhafo, u ka premtuar çdo qytetari të dëmtuar nga tërmeti, se çdo gjë që është bërë keq apo ngadalë në rindërtim do të përmirësohet dhe përshpejtohet që njerëzit të hyjnë në banesa sa më shpejt.

‘Çdo gjë që është bërë keq apo ngadalë në rindërtim do të përmirësohet dhe përshpejtohet që njerëzit të hyjnë në shtëpi sa më shpejt.

Si me tërmetin, si me pandeminë, vonimi i pashpirt i ndihmës deri përpara zgjedhjeve do të ndëshkohet nga qytetarët.

Shqiptarët nuk hanë 1 herë në 4 vjet, nuk marrin ilaçe 1 herë në 4 vjet, nuk ngrohen 1 herë në 4 vjet.

Ankthi i Edi Ramës nga përballja në zgjedhje po e shtyn atë të përdorë për zgjedhje fatkeqësinë natyrore dhe sëmundjen.

PD do ta trajtojë tërmetin si katastrofë kombëtare, nuk do të ketë familje në çadra një muaj pas hyrjes tonë në zyrë..

Sot qeveria i ka të gjitha mundësitë që brenda të strehojë në konteinerë të gjitha familjet që jetojnë në çadra.

Fondet për rindërtimin ekzistojnë, por ka munguar vullneti i qeverisë.

Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë.

Lulzim Basha: Dhe tani pas një viti të vazhdosh të flasësh për firmosje marrëveshjesh kur kishe premtuar, ju të gjithë e mbani mend premtimin, ne të gjithë e mbajmë mend premtimin që brenda një viti secili prej tyre do të ketë një shtëpi të re, dakord qeveria mund të thotë pandemia e ngadalësoi disa prej proceseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco