Meta: Nuk vë baste për çelje negociatash, kam bërë shumë për...

Meta: Nuk vë baste për çelje negociatash, kam bërë shumë për...

21:39, 30/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, që e ka paralajmëruar prej kohësh se nuk ka negociata për Shqipërinë, që nga mbajtja e zgjedhjeve njëpartiake e deri te kushtet e tjera, foli sonte në Çim Peka LIVE.

Ai komentoi deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë. Meta tha se ai nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje të pritshme.

“Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.

Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful. Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato,” tha Meta.

Kreu i shtetit tha se ka bërë shumë që vendit t’i pakësoheshin kushtet.

“Dua t’ju kujtoj se presidenti bëri çdo gjë që Shqipërisë t’i pakësoheshin kushtet.

Në kulmin e krizës majin e kaluar, dy institucione bënë përpjekjet e tyre: Bundestagu që ofroi gatishmërinë për ndërmjetësim dhe e bëri të qartë se me zgjedhje njëpartiake, pozita e Shqipërisë do të ishte edhe më e rëndë, dhe presidenti që ndërmori iniciativë dhe bëri tryeza,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco