Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Vazhdon hakmarrja e Edi Ramës kundër faqes `Jeta osh Qef’, mbyllet edhe në FB

Vazhdon hakmarrja e Edi Ramës kundër faqes `Jeta osh Qef’, mbyllet edhe në FB

13:55, 30/11/2020
A+ Aa A-

Kishte disa muaj që portali popullor, ‘Jeta osh Qejf’, po publikonte një seri dokumentesh që vërtetonin abuzime dhe vjedhje skandaloze me anë të tenderëve, që bëjnë institucione të ndryshme të qeverisë Rama.

Ky portal prej një viti po informonte vetëm nëpërmjet platformës sociale Facebook, pasi në nëntor të vitit 2019 qeveria nëpërmjet AKEP e bllokoi këtë faqe kritike, ku më së shumti publikohen denoncimet ‘shqeto’ të qytetarëve.

Por së fundmi kjo faqe që ka mbi dy milion njerëz kanë zgjedhur ta ndjekin në rrjetet sociale është mbyllur edhe nga Facebook, pas një batërdie raportimesh që dihet se nga vijnë.

Në 30 nëntor të vitit të shkuar, pas paralajmërimeve që lëshoi ato ditët, kryeministri Edi Rama kundër portaleve mes të cilëve edhe Syri.net, për herë të parë, në Shqipëri u mbyll faqja interaktive, JOQ, (Jeta osh Qef).

AKEP, e ka bllokoi pa asnjë argumentim serioz domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e saj nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri. Që atëherë ajo ka funksionuar në FB, por së fundmi edhe aty është bllokuar.

Në kohën e bllokimit nga AKEP drejtuesit e JOQ, nëpërmjet një postimi në Instagram bënë me dije se kishin të bënin me një sulm politik, pasi sipas tyre, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, po përpiqeshin që t’i mbyllë gojën atyre dhe gjithë mediave kritike.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin.

Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pa emer30/11/2020 15:07

shifni ERTV o popull

Abalone30/11/2020 14:04

Mirë ka bërë AKSH. Ky portal është skandal që nga titulli, cfarë gjuhe përdor. Nuk ka profesionalizëm.

Shto koment

Denonco