KQZ: 40.51 % e qytetarëve votuan në Podujevë, kurse në Mitrovicën e Veriut dolën 39.41 %

KQZ: 40.51 % e qytetarëve votuan në Podujevë, kurse në Mitrovicën e Veriut dolën 39.41 %

19:38, 29/11/2020
A+ Aa A-

Në konferencën për media, gjysmë ore pasi janë mbyllur kutitë në Podujevë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se pritet që brenda dy orëve të dalin me rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Duke marrë paraysh se nuk ka shumë vendvotime dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21:00 të dalim me rezultate paraprake”, ka thënë Daka.

Kryetarja e KQZ-së ka treguar se në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. 

Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

Ajo ka njoftuar se konferenca e radhës mbahet menjëherë sapo të merren rezultatet e para për dy komunat ku po mbahen  zgjedhjet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco