Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Kryemadhi: Detyrë e politikës të mos bëjë më gabimet e të kaluarës për të mbyllur një herë e mirë tranzicionin

Kryemadhi: Detyrë e politikës të mos bëjë më gabimet e të kaluarës për të mbyllur një herë e mirë tranzicionin

11:31, 29/11/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi homazhe tek “Nëna Shqipëri”, ku edhe u shpreh se duhet ringritur pasioni dhe dashuria për vendin.

“Është e rëndësishme detyra jonë si klasë politike, si gra dhe si nëna për të rrënjosur pasionin dhe dashurinë për vendin. Nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari, është ditë që mos të bëjmë më gabimet që kemi bërë për të ringritur pasionin dhe dashurinë për vendin. Duhet pasur arsye dhe mirënjohje. Lavdi dëshmorëve”.

Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në homazhin e zhvilluar tek “Varrezat e Dëshmorëve

Është më e pakta që mund të bëjmë sot në emër të LSI-së, për të vendosur një kurorë në shenjë respekti dhe mirënjohje të 28 mijë djemve dhe vajzave shqiptare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist.

Por ajo që është akoma më e rëndësishme, është që detyra jonë jo vetëm si klasë politike, por detyra jonë si nëna, si gra dhe si vajza, është për të rrënjosur akoma më shumë në zemrën e të rinjve dhe të rejave tanë atë që është shumë më e rëndësishme, dëshira, pasioni dhe dashuria për vendin, dashuria për flamurin, dashuria për atdheun tonë.

Nëna Shqipëri është jo simbol, por nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari. Prandaj është detyra jonë që sot në këtë ditë përkujtimore, jo thjesht për t’u kujtuar, por është ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona dhe sidomos të klasës politike, që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë dhe për të myllur njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni.

Në këtë vit të mbrapshtë siç ishte viti i pandemisë, apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit, për të ringritur edhe njëherë pasionin dhe dashurinë për vendin, për të pasur respekt dhe mirënjohje, jo vetëm për dëshmorët tanë, por për të pasur respekt dhe mirënjohje për punën e atyre djemve dhe vajzave që kanë bërë për Shqipërinë. Lavdi dëshmorëve! Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco