Basha: Djemtë e Shqipërisë iu bashkuan kësaj lufte, shumë prej tyre dhanë jetën

Basha: Djemtë e Shqipërisë iu bashkuan kësaj lufte, shumë prej tyre dhanë jetën

20:53, 28/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar në një shënim krijimin 23 vite më parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shfaq publikisht me 28 nëntor 1997.

Basha shkruan se: ‘Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara-ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.’

Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur.  Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin - Komandant Shpendin -  si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare. 

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim. 

Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco