Rilindja e futi në shatërvan/ Ironia e gazetarit për shtatoren e Adem Jasharit: Mund ta kishe pësuar më keq se Sahati

Rilindja e futi në shatërvan/ Ironia e gazetarit për shtatoren e Adem Jasharit: Mund ta kishe pësuar më keq se Sahati

20:23, 28/11/2020
A+ Aa A-

Sot është 65 vjetori i lindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, që përkon edhe me ditën e flamurit.

8 vite më parë në Tiranë, aty ku ndodhet edhe sot në krah të rrugës së Durrësit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, atë kohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, përuroi shtatoren e Adem Jasharit.

Një shtatore e vendosur në bazoreliev dhe që rrethohej nga gjelbërimi.

Por me të ardhur Rilindja në pushtet, gjelbërimi përreth shtatores u zhduk, ndërkohë që Komandantin Legjendar e futën në shatërvan aty ku ndodhet edhe sot.

Kjo për ta përdorur si dekoracion të hotelit që sot ndodhet pas shpinës së shtatores, që thuhet se është në pronësi të njerëzve të fuqishëm pranë Rilindjes.

Kjo gjetje e Rilindjes, është përdorur edhe nga gazetari Dritan Laci I cili ironizon se ‘Është fat që edhe shtatorja e Adem Jasharit nuk e pësoi si Kulla e Sahatit apo varri i Kapllan Pashës, se mund ta kishin zhvendosur edhe te holli i hotelit, aty te banaku duke kthyer ndonjë gotë me rilindasit e rinj.’

Statusi i plotë

Sot është ditelindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Për kujtesë 8 vite më parë në Tiranë u vendos shtatorja e tij.

Ajo që shikoni edhe sot ndërsa kaloni në rrugën e Durrësit.

Vetëm se sot ka një ndryshim nga 8 vite më pare.

Rilindja ia mori edhe atë pak lulishte që kishte dhe shtatoren e Adem Jasharit e futi ne shatërvan me ujë, dhe sot është dekoracion i hotelit në fjalë.

Do ta mirëkuptoja deri diku nëse hotelin do ta kishin quajtur Adem Jashari, ndryshe nga çfarë e ka sot.

Por Rilindja tashmë dihet, vetëm përvetëson, dhe asgjë nuk jep në këmbim.

Gëzuar ditëlindjen Komandant!

Është fat që edhe ti nuk e pësove si Kulla e Sahatit apo varri i Kapllan Pashës, se mund të të kishin zhvendosur edhe te holli i hotelit, aty te banaku duke kthyer ndonjë gotë me rilindasit e rinj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco