‘Në Ditën e shenjtë të Pavarësisë, me komandantin e luftës për liri’/ Këlliçi bujt në shtëpinë e Haradinaj

‘Në Ditën e shenjtë të Pavarësisë, me komandantin e luftës për liri’/ Këlliçi bujt në shtëpinë e Haradinaj

18:11, 28/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka qënë i ftuar në shtëpinë e familjes Haradinaj, nga ku shprehu mbështetjen e për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë.

‘Krenar që në Ditën e shenjtë të Pavarësisë takohem me komandantin e luftës për liri në Kosovë, Ramush Haradinajn’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Krenar që në Ditën e shenjtë të Pavarësisë takohem me komandantin e luftës për liri në Kosovë, Ramush Haradinajn.

I jam thellësisht mirënjohës që më bujti në shtëpinë e tij pikërisht sot, më 28 Nëntor!

E falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën e tij dhe të familjes Haradinaj për çështjen kombëtare.

Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i shpreha Z. Haradinaj gjithë mbështjetjen tonë për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë. 

Asnjë forcë e errët brenda dhe jashtë Shqipërisë, sado pushtet të ketë, nuk do të arrijë të baltosë luftën e shqiptarëve në Kosovë dhe prijësit e tyre.

Është në nderin tim dhe të çdo të riu demokrat, t'i gjendemi në krah Z. Haradinaj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit mik i shtrenjtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco