Edvini urdhëron ekspozenë e Kristaq Xhelatit në Galerinë e Arteve!

Edvini urdhëron ekspozenë e Kristaq Xhelatit në Galerinë e Arteve!

09:27, 28/11/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Bastardi i bllokut Edvin Rama ka urdhëruar ekspozimin në Galerinë e Arteve, të veprave të babait të tij biologjik Kristaq Rama, një xhelat i vërtetë i shqiptarëve, persekutor mizor i artistëve gjatë regjimit komunist.

Kristaq Rama është njeriu, që si një xhelat i vërtetë firmosi krahas Ramiz Alisë varjen në gusht të vitit 1988 si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela, në sheshin e qytetit të Kukësit.

Por firma e tij nuk kurseu nga ekzekutimi as dhe fshatarë të pafajshëm, të cilët duhet të dilnin para skuadrës së pushkatimit vetëm e vetëm sepse ai dhe bllokmenët barbarë duhet të terrorizonin popullatën e një qarku të tërë apo për të qeverisur vetë pa “telashe”.

Kristaq Rama është njeriu që u dërgua nga Ramizi si xhebrail negociator me familjen Popa për t’i nxjerrë ata nga ambasada e Republikës së Italisë, ku kjo familje me guxim të jashtëzakonshëm kishte hyrë për t’i shpëtuar persekutimit të regjimit komunist.

Kristaqi ishte një persekutor i pashpirt i artistëve shqiptarë. Ai i ndëshkonte ata me internime dhe dëbime të tyre nga Tirana.

Në shkurt të vitit 1991, në një takim të Partisë Demokratike me intelektualët, të zhvilluar në një nga sallat e Pallatit të Kulturës, piktorja e talentuar, studiuesja e mirënjohur Fatbardha Shkupi denoncoi publikisht internimin e saj në Librazhd nga Kristaq Rama për devjimin e saj në krijime nga rryma e socrealizmit.

Ajo i kërkoi në atë takim Edvinit të dënojë publikisht veprimtarinë e të atit xhelat dhe t’i kërkojë asaj falje.

Por Edvini, i biri i të atit u largua nga salla i revoltuar dhe nuk dënoi aktin kriminal të babait të tij biologjik ndaj artistes së talentuar Fatbardha Shkupi.

Pas 30 vitesh pluralizëm, Edvin Rama, në vend të ndjesës publike për viktimat e babait të tij biologjik, përdori sallën e parlamentit të tij monist për të shprehur krenarinë e tij për babanë xhelat të shkrimtarëve, artistëve, intelektualëve, por dhe njerëzve të thjeshtë të regjimit të bllokmenëve komunistë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe urdhrin e Edvin Ramës për ekspozimin në Galerinë e Arteve të veprave të babait të tij, të lyera me gjakun e viktimave të pafajshme, për të cilat ai firmosi varjen, pushkatimin, internimin dhe dëbimin nga Tirana.

Ky rehabilitim publik që Edvini i bën babait të tij bilogjik është një akt varje për së dyti i poetit disident Havzi Nela, ekzekutimit të fshatarit të pafajshëm nga Vithkuqi, dëbimit nga Tirana dhe internimit në Librazhd të artistes së talentuar Fatbardha Shkupi dhe shumë viktimave të tjera të tij dhe i kërkoj puthadorit të Galerisë të largojë urgjentisht nga Galeria dhe fondi i saj veprat e skulptorit xhelat Kristaq Rama.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor Berisha,

Ja se si Galeria Kombëtare e Arteve relativizon dhe i bën jehonë, duke nxjerrë nga arkivat e pluhurosura, veprat e artistit vrasës Kristaq Rama që, në grahmat e fundit të regjimit barbar komunist firmosi vrasjen në litar të Martirit të Demokracisë, poetit Havzi Nela.

Kur i komenton për të reflektuar mbi këtë fakt, ata fshijnë komentet, njësoj si në faqet propagandistike të bijve të skulptorit vrasës.

Edhe nazistët kanë pasur figurat e tyre të shquara, pra doktorë, artistë, poetë e shkencëtarë, por që pas rënies së regjimit barbar u flakën përgjithmonë në koshin e historisë apo muzeve që tregojnë dhimbjen e madhe që la pas lufta.

Tek Galeria Kombëtare e partisë relativizohen veprat mediokre të xhelatëve vrasës sikur mos të ketë ndodhur asgjë.

Brezi i ri që viziton Galerinë duhet ta dijë që artisti i kësaj vepre, Kristaq Rama, ka dënuar me vdekje një tjetër artist, për faktin e vetëm që kërkonte të jetonte i lirë.

Foto nga ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve, shtuar nga Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi28/11/2020 15:18

Ky Sonet Lirik, a Synetllik, c'rendesi ka po me duket interesante vendosja e subjektit ne lidhje me objekten po te ishte vepra ime do e quaja: "Dashni Lopthi" aspak socrealiste, si i paska shpetu syrit te byrose megjithese ata ishin perverte te cmendur, duke pa femijet e tyre

Shto koment

Denonco