I hoqën titullin e nderit, ironizon Ilir Kulla: Mbahu Veton, s’ke parë gjë akoma

I hoqën titullin e nderit, ironizon Ilir Kulla: Mbahu Veton, s’ke parë gjë akoma

17:12, 27/11/2020
A+ Aa A-

Publicisti dhe njohësi mjaft i mirë i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit ‘Nderi i Qarkut Kukës’, për Veton Surroin.

Me një reagim në Facebook, Kulla ironizon vendimin dhe i drejtohet Surroit duke thënë se ‘nuk ka parë gjë akoma.

‘Mbahu Veton Surroi s’ke pare gjë akoma, ti që shkruan libra e ke nënshkruar Marrëveshje historike si ajo e Rambujesë, mbaje mend s'ke parë gjë akoma, por pa merak se pas 25 Janarit kur ta marrin vesh që je mik personal i Presidentit Biden po këta do thonë s’dinim gjë e bëri Këshilli Qarkut Kukës me kokë të vet!’, shkruan Ilir Kulla në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco