Rama gropë në sondazhe/ Paratë e incineratorëve drejt Kosovës, për të blerë mbështetësit e Bashës

Rama gropë në sondazhe/ Paratë e incineratorëve drejt Kosovës, për të blerë mbështetësit e Bashës

16:03, 27/11/2020
A+ Aa A-

Prej javësh tashmë investimi i vetëm i Edi Ramës vazhdon të përqendrohet në një luftë gati personale kundër Lulzim Bashës.

3 muajt e fundit sondazhet e Ramës, e nxjerrin atë në rënie dhe favorizojnë popullaritetin në rritje për Bashën. Për këtë shkak ai ka angazhuar çdo qelizë të propagandës së tij në funksion të sulmit ndaj kreut të opozitës.

Njerëz pranë Ramës, pohojnë se kryeministri është i xhindosur me dështimin e planit për ta sulmuar Bashën për çështjen e Kosovës dhe sidomos për kasetën e Krushës. Tallja publike që pasoi në rrjet, e ka acaruar pa fund Ramën.

Për ta ç’tensionuar situatën dhe për ti garantuar atij se nuk do të ndalen sulmet ndaj Bashës, drejtuesi i fushatës së shpifjeve kundër kryetarit të PD-së Ben Blushi ka angazhuar së fundmi dhe një personazh të njohur pranë socialistëve.

Personazhi në fjalë, me influencë tek drejtuesit e PS (konsideruar shpeshherë dhe si kasaforta e veseve të tyre) ka nisur ditët e fundit një tur takimesh dhe ofertash për ish- drejtues të lartë të UÇK.

Thënë më thjesht, një pjese e parave të inceneratorëve të përfituara nga Blushi i janë vënë në dispozicion personazhit të mësipërm për t’u ‘investuar’ në funksion të deklaratave kundër Bashës.

Në fakt, një ditë më parë në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ kryetari i opozitës deklaroi se ka informacione se ish-drejtuesve të UÇK po i ofrohen para dhe tendera në këmbim të deklaratave kundër tij.

Basha nuk pranoi t’i identifikoje ‘blerësit’ e deklaratave kundër tij në Kosovë. Ndoshta ai e kishte fjalën pikërisht për personazhin misterioz që bashkë me Blushin kanë nisur turin e ofertave për ish-drejtuesit e UÇK në Kosovë.

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Historia e re e politikës së kafeneve dhe bilardove në Shqipëri ka treguar se misteri i këtyre personazheve ka përfundur sapo është paguar kësti i parë.

Tek kësti i dytë, vete Blushi siç ka bërë gjithmonë do ta rrjedhe diku në media emrin e personazhit misterioz.

E bashkë me emrin ndoshta do të merret vesh dhe sa ka qenë çmimi i një deklaratë në Kosovë, kundër Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco