Pas intervistës me Çim Pekën ku mbrojti Bashën, Rilindësit e Kukësit i heqin titullin Veton Surroit

Pas intervistës me Çim Pekën ku mbrojti Bashën, Rilindësit e Kukësit i heqin titullin Veton Surroit

15:19, 27/11/2020
A+ Aa A-

Publicistit dhe politkanit kosovar Veton Surroi i është hequr titulli “ Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës në vitin 2015. Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në mbledhjen e radhës të mbajtur të premten.

Vendimi është marrë pak ditë pas intervistes qe Surroi dha në 'Çim Peka LIVE', ku mbrojti kreun e opozites, Lulzim Basha nga sulmet e Edi Rames.

Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit ,të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

Ndërsa, për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai po bën fushat politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë”, shprehet Gjici, raporton AbcNews.

Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Kujtojmë se Veton Surroi ka deklaruar se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por një pakicë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pashk kovaci08/06/2021 19:27

Po kush po luan me Shqiperin per Gjith kta vite( democracies)pa democracies mos vall po instalohet. Historia e shkuar Marksiste. Leninist Do jet nje periudh.e veshtir ne vazhdim pasi Dhe Ambasadret Jan Dhe vazhdojn te jen korruptiv Dhe korrupsioni eshte I perbashket Kok e Kemb. Moj Shqipni e mjera Shqipni Kush.te ka fut me krye ne Hi. ??????????_

Shto koment

Denonco