PD publikon pamjet e ministres: Xhaçka me helikopter për fushatë!

PD publikon pamjet e ministres: Xhaçka me helikopter për fushatë!

12:00, 27/11/2020
A+ Aa A-

“Olta Xhaçka gënjeu për udhëtimin me helikopter”! - Partia Demokratike e ka demaskuar sot Ministren e Mbrojtjes, duke publikuar pamjet ekskluzive ku Olta Xhaçka shfaqet tek niset me helikopter për në Dibër për takime partiake! Publikimi i videos u bë nga znj. Albana Vokshi nga selia e PD-së, pas heshtjes së zgjatur dhe gënjestrës që e pasoi, nga Ministria e Mbrojtjes.

Vokshi deklaroi: "48 orët e fundit qytetarët kanë ndjekur propagandën e shfrenuar të kryeministrit, i cili ka folur për gjithçka, por jo për shkeljen e rëndë të ligjit nga Ministrja e tij e Mbrojtjes.

Partia Demokratike publikoi pak ditë me parë pamje të mbërritjes së Olta Xhaçkës në Dibër me helikopterin ushtarak për një takim të Partisë Socialiste atje, ku është e deleguar.

Si reagoi Ministrja e Mbrojtjes? Fillimisht heshti, por kur presioni ynë dhe i publikut u rrit, ajo doli dhe mashtroi duke thënë se nuk e kishte përdorur helikopterin.

E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte.

Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj.

Pas pak do të ndiqni një video, që publikohet sot për herë të parë. Është vetëm një nga provat që PD disponon dhe që fakton se Olta Xhaçka gënjeu shqiptarët.

Ajo ka udhëtuar me helikopter brenda ditës për takime partie, duke harxhuar të paktën 10 mijë euro, ndërkohë që ambulancat para infektivit ndizen me të shtyra.

Të ndjekim videon!

(Ditën e premte, helikopteri ka ardhur për herë të dytë në Dibër, pasi Olta Xhaçka ka mbaruar takimet e partisë.

Ndihmësja e saj e kabinetit shfaqet pranë helikopterit.

Makina e zezë është e Ministres së Mbrojtjes.  Olta Xhaçka zbret nga makina, për t’u futur më helikopter)

Gjithçka është e qartë si drita e diellit. Ministrja Xhaçka ka gënjyer shqiptarët për të mbuluar shpërdorimin flagrant të detyrës prej saj, duke përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk reagon për këtë akt flagrant, sepse vetë ndan të njëjtin moral. Në 1 vjetorin e tërmetit, fluturon me avion charter drejt Abu Dhabit, ndërkohë që mbi 11 mijë familjet e dëmtuara nga tërmeti  vuajnë pasojat e papërgjegjshmërisë së tij.

Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.

Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që  kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në facebook.

Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skenderi27/11/2020 17:21

video nuk hapet cfare te shohim,...lesht e pa

Daj Jaku27/11/2020 13:43

Këta lubi nuk e konsiderojnë vjedhje edhe kur batërdisin buxhetin e shtetit duke vjedh para të thata, tendera me dyfishin e çmimit me pakicë në treg, si dikur ministri i pilafit të ushtrisë, jo më të konsiderojnë vjedhje përdorimin e helikopterit të ushtrisë për orgazmat bax-hellave të rishkërdhimit të Kombit. AAASSSPPPAAAKKKKK ku je, për çfarë u harxhuan e harxhohen miliona euro për ju, për të kap njëmijë lekshin e shoferit hallexhi korruptor për bukë goje?

Shto koment

Denonco