Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Kryeministri i Kosovës, Hoti: Nuk e kam përmendur asnjëherë dorëheqjen time!

Kryeministri i Kosovës, Hoti: Nuk e kam përmendur asnjëherë dorëheqjen time!

10:25, 27/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi sot se "informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pavërteta!

"Me veprimet e mia, - shkroi Hoti n?7 Fb, -  kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19.

Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, e kam bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco