‘Konfiskimi i aseteve shqiptare për të paguar Bechetin’/ Basha: Arroganca e Ramës po i ngarkon shqiptarëve një faturë të madhe

‘Konfiskimi i aseteve shqiptare për të paguar Bechetin’/ Basha: Arroganca e Ramës po i ngarkon shqiptarëve një faturë të madhe

22:58, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar edhe lajmin që Gjykata e Arbitrazhit ka filluar të konfiskojë asetet e shtetit shqiptar, pasi qeveria Rama ka refuzuar të paguajë dëmshpërblimin prej 120 milion eurosh ndaj biznesmenit Francesko Beketit, pasi i mbyllën në mënyrë të dhunshme Tv Agon Channel.  

‘Çim Peka: Atëherë do ta mbyllim me një lajm të fundit mund t’ju them një prej gazetave më prestigjoze njofton: “Nis konfiskimi i pasurive të shqiptarëve në botë pasi Rama refuzon të paguaj Francesko Beketin”, është një lajm i konfirmuar. Austria është e para që po fillon ta ekzekutojë bëhet fjalë për rreth 120 milion euro, pra kërkohet çdo aset i shtetit shqiptar jashtë Shqipërisë për tu konfiskuar. A keni një koment për të dhe kur të vini në pushtet çfarë do të bëni zoti Basha.

Lulzim Basha: Që vendi mund të humbë gjyqe në arbitrazh kjo ndodh, na ka ndodh dhe ne. që një qeveri, apo dhe një kryeministër dhe në këtë rast dhe ministri i tij, Rama-Veliaj në mënyrë kaq arrogante të krijojë kushtet përmes mbylljes së një medie, që është mbyllja e medias që e shkaktoi këtë, për ti lënë shqiptarëve një faturë kaq të madhe kjo nuk duhet të ishte në asnjë rrethanë një fatalitet financiar për Republikën.

Këto para nuk duhet të paguheshin kurrë nga xhepat e shqiptarëve, këto para duhet të paguheshin nga xhepat dhe pasuritë e atyre që kanë shkaktuar këtë të keqe. Ky është komenti im i vetëm që kam për këtë. Ja ku na çoi çmenduria dhe arroganca e para disa viteve.

Për një media që donin ta mbyllnin me çdo kusht dhe që e mbyllën kundër ligjit, kundër Kushtetutës, kundër parimeve europiane dhe normave europiane të cilat Shqipëria është e detyruar t’i zbatojë pasi firmos protokollet përkatëse të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, shkon dhe merr një faturë të tillë. Ky është komenti im. Kjo është papërgjegjshmëria dhe arroganca, fatura e papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së Edi Ramës. Është vetëm një pjesë e faturës që po paguajmë, është vetëm një pjesë që paguajnë ditë për ditë familjet shqiptare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/11/2020 23:48

I NDERUAR Z. BASHA! TE LUTEM, TERHIQE KETE DEKLARATE! NUK KANE PSE T'I PAGUAJNE DHE T'IU NGARKOHEN SHQIPTAREVE BARRAT FINANCIARE PER MASKARALLEQET, HAJDUTERITE, MAKUTERITE, IDIOTESITE DHE ARROGANCAT E SATRAPIT TE SURRELIT! JO, JO KESHTU I DASHUR LULZIM!! DEMET FINACIARE DO T'I NGARKOHEN DHE DO T'I PAGUAJNE KOKERR ME KOKERR VETEM SHKAKTARET E TYRE!! KJO DEKLARATE, NUK DUHET BERE, SEPSE ME E PAKTA, TREGON PAFUQINE E QEVERISE SE ARDHESHME PER TE GODITUR KRIMIN, KORRUPSIONIN DHE HAJDUTERINE 8 VJECARE TE KESAJ BANDE, DHE ME E KEQJA, KY ESHTE NJE SINJAL QE NE RASTE TE NGJASHME ASNJE NGA QEVERIA JUAJ NUK DO TE PAGUAJE PER DEME TE NGJASHME FINANCIARE, POE PERSERI POPULLI I SHKRETE DHE FUKARA!! PO PSE KA SHPATULLA KY POPULL QE TE PAGUAJE DEMET E CDO PUSHTETARI TE RADHES? PRA JU, ME KETE DEKLARATE E VULOSNI FARE QE HAJDUTET NE PUSHTET MUND TE MARRIN, TE VJEDHIN DHE TE LARGOHEN TE NGOPUR, NDERSA HARACET I PAGUAN POPULLI!!! PRA NESER NE PUSHTET, RROGAT DHE TE ARDHURAT TUAJA, TE QEVERITAREVE DHE TE PUSHTETAREVE, NGA TAKSAT TONA NUK DO TE PREKEN FARE, DHE BORXHET, FATURAT FINANCIARE, GJOBAT E KRIJUARA NGA QEVERIA E BANDITIT RAMA, DO T'I PAGUAJME PERSERI NE??!!!!

Shto koment

Denonco