Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha:  Me 3D-ja kemi kaluar dhe Amerikës. Rama punon vetëm për propagandë

Basha: Me 3D-ja kemi kaluar dhe Amerikës. Rama punon vetëm për propagandë

21:53, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga studio e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se Rama për projektet 3 d ia kalon edhe Amerikës, ndërkohë që punon vetëm për propagandë.

Çim Peka: Kishit ndërhyrje për rrëfimin e Ramës?

Enton Abilekaj: Jo për këtë jo. Nuk po e ndiqte zoti Basha zotin Rama...

Lulzim Basha: Çfarë t’i ndjek?! Boll e kemi ndjekur. Me 3D-ja kemi kaluar dhe Amerikës, po në fakt gjërat janë në mjerim. Unë një gjë kam për ta përmbyllur që të marrësh, që kredia të lëvrohet, që ju e dini fare mirë. Për çdo punë publike, përfshirë dhe strehimin duhet të kesh projekte të gatshme.

Që t’i bënim projektet zoti Abilekaj, meqë më pyetët ca do kishit bërë. Gjatë pandemisë mund të ishin përfunduar ato projekte, po të kishim përfunduar projektet, kreditë do ishin lëvruar sot. Në qoftë se qeveria do ta kishte përdorur kohën e pandemisë jo për propagandë, me dalë 20 orë nga 24 në televizor dhe në facebook e në telefon por për të përgatitur projektet për të dëmtuarit nga tërmeti, për të blerë mjaftueshëm tampone për këta të pandemisë, për të ndihmuar spitalet, nuk do të ishim në këtë gjendje.

Po të mos kishim zhytur vendin këto 4 vite, vit pas viti në indeksin e korrupsionit ndoshta një pjesë edhe do ishin lëvruar. Tani nuk i zënë besë, nuk i zënë besë se ata shohin raportet, raportet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco