Tërmeti/ Basha: Çfarë do të bëja unë nëse do isha në pushtet

Tërmeti/ Basha: Çfarë do të bëja unë nëse do isha në pushtet

21:23, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në Çim Peka LIVE, u pyet nga të pranishmit se çfarë do bënte ai pas tërmetit të 26 nëntorit nëse do ishte në pushtet.

“Në thelb, ajo që më kontraston në mënyrë më fondamentale nga Edi Rama është kjo: nuk do qeverisja nga FB, nuk do qeverisja me propagandë. Do bëja punë dhe jo propagandë. Por kjo qeveri nuk ka plan. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk njohin plan. Ata po shkatërrojnë Tiranën me kulla dhe beton.

Gjëja e parë që do bëja ishte që të siguroja që asnjë familje të mos jetojë më në çadra. Do të siguroja që të bliheshin kontenierë. Janë ofruar për të prodhuar edhe këtu kontenierë. Më shumë kontenierë kemi çuar ne sesa qeveria.

Hapi i dytë do të ishte që në momentin që ke bërë konferencë me buxhetorët, nis menjëherë procesi për rindërtimin e shtëpive. Shtëpive në zonat rurale jepu para cash sepse e dinë vetë dhe e ndërtojnë vetë. Po të kishin ndjekur këshillën tonë, shtëpitë në zonat rurale do të ishin rindërtuar,” tha Basha.

Sipas tij, po bëhen grabitje të mëdha në kuadër të rindërtimit nga mafia e ndërtimit.

“Ka grabitje të tmerrshme me sebepin e tërmetit. Ka troje që janë për shkolla dhe po grabiten për pallate. Kjo me mua nuk ka për të ndodhur. Unë besoj fort se të punosh për njerëzit pa zhurmë e propagandë është mënyra më e mirë për të bërë politikë,” tha Basha.

Sipas tij, ai nuk do i jepte paratë për inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro në kohë krize. Edhe PPP-të dhe shpenzimet e luksit do të shkurtoheshin.

“Edhe donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin. Unë nuk do bëja fasada ministrish. Fasada e ministrisë së Ballukut ka kushtuar 300 mijë euro. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro?” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco