Basha: Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht

Basha: Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht

20:59, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në Çim Peka LIVE komentoi fillimisht situatën një vit pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit të shkuar.

“Dhimbja dhe vuajtja vazhdon të mbizotërojë në zonat e goditura nga tërmeti,” tha Basha. “Vuajtja nuk është lehtësuar në zonat e goditura nga tërmeti. Gjendja është larg asaj që është premtuar një vit më parë”.

Sipas tij, akoma nuk kemi transparencë, aq më pak drejtësi. Basha tha se opozita e ka bërë detyrën e saj.

“E konceptoj detyrën time si qytetar dhe si lider i opozitës për të krijuar një klimë shpirtërore sa më të lehtë për ata që u goditën nga ajo ngjarje. Por në asnjë moment, opozita nuk ka qëndruar pa kërkuar transparencë.

Unë e shoh politikën si instrument për të arritur të mira në shërbim të publikut. Unë dua që të ndërtojmë shpresë duke mësuar edhe nga gabimet e së shkuarës.

Opozita e ka çuar këtë çështje në prokurori dhe do të ishte në dinjitetin që të kishte së paku transparencë të një procesi ligjor mbi përgjegjësitë e asaj që ndodhi në Thumanë. Në këtë rast kemi të bëjmë me krim shtetëror,” tha ai.

Sipas Bashës, Rama që në fillim të kësaj ngjarje të rëndë tentoi që ta përdorte për propagandë.

“Këto janë probleme reale që nuk tejkalohen me propagandë,” tha ai.

“Në mënyrë të përditshme do të denoncojmë abuzimet dhe deri në kufijtë e vjedhjes me rindërtimin. Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco