‘Asnjë politikan të mos prekë mjekët’/ Vasili-Manastirliut: Ti përvishet Ramës në ja mban! As në ëndërr…

‘Asnjë politikan të mos prekë mjekët’/ Vasili-Manastirliut: Ti përvishet Ramës në ja mban! As në ëndërr…

19:35, 26/11/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama, si i vetmi politikan që ka fyer rëndë mjekët.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka reaguar pas deklaratave të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila tha se kush guxon të prekë mjekët, do të përballet me të gjithë shqiptarët.

Vasili thekson se Rama i ka fyer publikisht dhe rëndë edhe individualisht mjekët, duke i përmendur me emra disa syresh dhe duke i kërkuar ministres Manastirliu t’i përvishet atij.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Ministrja e Shendetesise sot tha:

"Askush nga politikanët të mos guxojë ti prekë mjekët dhe infermierët dhe të fyejë dinjitetin e tyre dhe të dalë të bëjë politike me pandeminë".

Edi Rama eshte i vetmi politikan, qe ka fyer publikisht rende edhe individualisht mjeket, sa per kujtese mjeket Arjan Mezini,Genc Sulcebeu, Ilir Allkja,Zija Alhysa etj etj.

Ministrja le ti pervishet Edi Rames në ja mban.

Jam e bindur qe nuk e ben dot as ne enderr.

Apo i ka ndare ne dy kategori mjeket ministrja, ne ata qe adhurojne vulgaritetin e Edi Rames dhe ne ata qe kane karakter dhe i qendrojne perballe atij ne emer te detyres.

Ndaj ministrja eshte mire ti lere keto klithma hipokrite te lodhura, qe jane nje ofendim dyfish per mjeket dhe infermieret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco