Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Ku janë premtimet?’/ Basha në Thumanë: Rindërtimi është larg. Vetëm një pjesë e donacioneve ka shkuar te qytetarët

‘Ku janë premtimet?’/ Basha në Thumanë: Rindërtimi është larg. Vetëm një pjesë e donacioneve ka shkuar te qytetarët

17:37, 26/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Thumanë në familjen e Bujar Çukës, nga ku konstatoi se ‘Rindërtimi është shumë larg përmbushjes së tij. Ndërkohë që vetëm një pjesë e donacionave kanë shkuar te qytetarët e prekur nga tërmeti.  

‘Sot vizitova familjen e Bujar Çukës në Thumanë që humbi bashkëshorten dhe djalin në tragjedinë e 26 nëntorit. Isha pranë tyre për t’ju dhënë forcë dhe shprehur ngushëllimet në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Bujari dhe vajza e tij Megi nuk kanë parë të bëhet drejtësi për përgjegjësit e asaj katastrofe ku ata humbën dy njerëzit e tyre të shtrenjtë, Fatmirën dhe Sardin.

Është e papranueshme të shohësh se sa pak ka bërë qeveria që prej fatkeqësisë. Kemi dëgjuar kaq shumë premtime dhe kaq pak rezultate.

Si gjatë gjithë kësaj kohe edhe sot u takova me familje që për fat të keq pritet ta kalojnë dhe dimrin e dytë në çadra.

Puna për rindërtimin është larg nga përmbushja. Vetëm një pjesë e donacioneve dhe ndihmës ka shkuar tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

Ku janë paratë e donatorëve? Ku janë premtimet?

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Familjet shqiptare meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit.

Ne do ta bëjmë këtë qeveri dhe do t’i sjellim shpresë Shqipërisë.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco