Tallet qeveria: Nxënësit të hënën e të martën mësim online, të mërkurë, te enjte e të premte, në klasë

Tallet qeveria: Nxënësit të hënën e të martën mësim online, të mërkurë, te enjte e të premte, në klasë

14:55, 26/11/2020
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare me Edi Ramën në krye ka vendosur të tallet deri në fund me shqiptarët.

Sot ministrja e Taulant Ballës në krye të arsimit, Evis Kushi ka dalë dhe ka shpjeguar mësimin e kombinuar në klasë dhe online.

Kushi ka deklaruar se kjo skemë do të nisë në datën 1 dhjetor.

Por cila është skema e përgatitur nga Rama.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-tën dhe klasat e 12-ta, do të bëjnë mësim në shkollë.

Më pas nga klasa e 6-të e mësipër deri tek klasa e 11 skema do të ndryshojë.

Nxënësit e këtyre klasave do të bëjnë mësim online ditën e hënë dhe të martë.

Më pas nga e mërkura në të premte, do të bëhet mësim në shkollë.

Më shumë se një skemë e kombinuar, kjo duket një tallje me nxënësit dhe mësuesit dhe një shkatërrim në mësimdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

irma26/11/2020 15:27

Sa here qe shoh emrin e ministres, me nje asociacion te forte, me kujtohet bema e plagiatures. C'mund te presesh nga nje person i tille qe si preokupimin me te madh ka "te nderoje kryemafiozin E. Rama". Qe nga shpallja e plagiatures, argumentuar bindshem, ajo nuk ka me kredi morale te na "caje koken" me rregulloret e saj. Me to ose pa to, arsimi shqiptar e ka marre prej kohesh tatepjeten, sidomos ai universitar. Universitetet shqiptare, ne pjesen me te madhe drejtohen nga mafioze, si Skender Topi i Elbasanit, qe po e shkaterron ate institucion qe ishte dikur mburrje e qytetit dhe qytetareve.

Shto koment

Denonco