Të bësh reklamën e Ramës, Blushit, Tualetit, merr glasat dhe bajgat e atyre që po vjedhin miliona!

Të bësh reklamën e Ramës, Blushit, Tualetit, merr glasat dhe bajgat e atyre që po vjedhin miliona!

14:41, 26/11/2020
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi.

430 milionë euro po vjedhin me inceneratorët. Ka para shumë për të blerë gjithe pseudomediat, por të bësh reklamën e Ramës, Blushit, “Tualetit” apo sekserëve të tyre, Mërtiri, Zoto etj. merr mbi vete glasat dhe bajgat e atyre që po vjedhin qindra miliona.

Media që boton Blushin dhe hajdutët e tjerë pastaj, janë veç ca pisanjosë nuk kanë problem bajgat e “Tualetërve”, mjafton që të marrin ca pagesa. Para 1 jave, mender-portale kishin mashtrimet e trasha të Blushit dhe zarit të tij Habilaj me “Top Story”, që u kthye në avokatin e plehrave, por asnjë nga ato portale nuk guxoi të shfaqte “fact-chek” që i bëra me 8 slide, ku tregohen qartë mashtrimet e Blushit/Habilajt.

Pardje, Blushi që do të vjedhë i qetë paratë publike të kinse-plehrave, sajoi tjetër gjë me “Tualetin” dhe disa portale-militante e botuan për të hequr vëmendjen prej inceneratorëve.

Prapë i bëra një përgjigje me 7 pika për Blushin dhe “Tualetin”; këta nuk u ndien, por prapë mender-portalet që paguhen nga “Digitalb” apo komentatorë që paguhen për të qënë tek Top-i nuk guxuan as kësaj rradhë të vendosin reagimin tim, ndërkohë që kishin vendosur sajesën e Top-plehrës.

A nuk janë këta portale në nivelin e fundit tek kjo shkallarja?! Të mbushur me bajga?!

Gjynah!

Ndërkohë, Blushi e zari Habilaj - që të dy ishin kundër inceneratorëve para se këto t’i jepnin ca miliona e tani janë avokatë të inceneratorëve dhe plehrave - dolën që mashtrimin ta bënin edhe “sponsored” në Facebook.

E bukura është që dy mashtrimet e tyre në dy javë rresht të sponsorizuara, nuk arritën dot të marrin as gjysmën apo 1/3 e “Like” të reagimeve të mia pa bërë fare “sponsored”; tregues, që njerëzit e dinë fare mirë kur po ua thua të vërtetën e kur po gënjen dhe nuk ka rëndësi fare sesa pisanjosë e shpëndanë mashtrimin. Thjesht mbeten të përlyer me bajgat e donatorëve.

Rama, Ahmetaj, Koka, Blushi, Mertiri, Zoto, Bllako, jeni kapur në vjedhje 430 milionë euro para publike.

Duhet t’i ktheni, se kemi rrugë të gjatë bashkë.

Do të shohim sa vendime qeverie ka për Elbasanin, sa për Fierin, sa për Tiranën, sa qindra telefonata ka Ahmetaj me Mërtirin dhe Zoton, si e ku është përfshirë Gjiknuri, pse dalin shtetas rusë në guackat e Zotos në Holandë etj.

Inceneratorët janë si pusetë haleje, që kutërbimi i vjedhjes do e mbysë këtë qeveri pavarësisht se sa hale me pare do të hedhin për blushët dhe blerjen e hallexhi-mediave, që janë në shitje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco