Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Sot mbushet 1 vit nga tërmeti i tmerrshëm i nëntorit, 51 jetë të humbura Ekipi i emergjencave civile rumune duke nxjerre kufomat e personave te vdekur nen rrenojat e ndertesave ne Durres

Sot mbushet 1 vit nga tërmeti i tmerrshëm i nëntorit, 51 jetë të humbura

08:05, 26/11/2020
A+ Aa A-

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në 03:54 CET (UTC +1) më 26 nëntor 2019. Dridhja u ndje në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë e deri 370 kilometra në verilindje të epiqendrës.

Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.

Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent midis Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive e shtyrjes. Rajoni është sizmikisht aktiv, me disa tërmete M≥6 në njëqind vitet e fundit. Në vitin 1979, ngjarja më e madhe goditi 70 km më tej në veri, në Mal të Zi, duke vrarë 136 njerëz (100 në Mal të Zi dhe 36 në Shqipëri). 

Dëmet

Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit. Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti.

Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u Imagezgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat drodhën strukturat e dëmtuara gjatë tërmetit dhe shkaktoi frikë midis qytetarëve. Rrjedhimisht një numër shtëpish nuk ishin më të banueshme.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.

Trupat shqiptare që punonin me mjete të kufizuara shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane. 

Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm e goditi vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit. 

Rrjedhimisht, ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar ata të mbetur të pastrehë.

Shumë njerëz të pastrehë në Kodër-Thumanë kaluan dy netë në çadra duke refuzuar për të qendruar në hotelet në Detin Adriatik. 

Forcat Speciale RENEA vijuan të kërkonin për disa njerëz që u raportuan të humbur dhe të paktën 45 persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat.

Sipas informacioneve zyrtare 51 vetë humbën jetën: 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. 

Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Pas tërmetit, humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri nga plagosjet e tyre në spital dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik. 

Pasgoditjet, disa prej të cilave ishin të fuqishme, e bënë të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu fillimisht deklaroi mbi 900 të plagosur nga të cilët 750 ishin trajtuar në spitalet e Durrësit dhe Tiranës.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se ishin 62 vetë ishin në gjendje të stabilizuar dhe 5 të tjerë ishin nën kujdes intensiv. 5,200 banorë mbetën të pastrehë.

Një banesë e zotëruar prej ushtrisë shqiptare në Durrës, qendra sociale në Tiranë dhe ndërtesa të ndryshme private siç ishin 90 palestra në Krujë, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe hotele në Vlorë, Durrës dhe Tiranë u përshtatën e u hapën për të strehuar njerëzit e mbetur pa shtëpi. 

Rreth 2,500 persona janë strehuar në hotele, 2,100 të tjerë në çadra, ndërsa të tjerë të prekur nga tërmeti fjetën në palestra ose makinat e tyre.

Në Durrës, autoritetet shpërndanë ushqim dhe zëra dolën në sipërfaqe se disa njerëz nuk kishin marrë akoma ndihma.

Për shkak të arsyes së sigurisë, disa njerëz nuk u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre e u bënë të varur prej donacioneve të ushqimit derisa inxhinierët i kontrolluan. 

Prej frikës së shkaktuar prej tërmetit, kishte banorë që nuk donin të ktheheshin në banesat e tyre.

Pesëqind persona të mbetur pa shtëpi janë vendosur në Kosovë, në një kamp në Prizren të krijuar nga qeveria e Kosovës.

Të tjerë janë strehuar në bashkitë kosovare të Lipjanit me 3 familje, 10 familje me 48 veta në Podujevë dhe 70 veta në Malishevë. Të tjerë të pastrehë kanë shkuar në Shqipërinë lindore.

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha vizituan epiqendrën e tërmetit për të parë nga afër situatën.

Qendra operacionale kombëtare u krijuan nga qeveria shqiptare si dhe një linjë telefonike për njerëzit e prekur që kanë nevojë për rroba ose ushqim.

Turqia evakuoi 25 shtetas të saj nga Shqipëria në një spital në provincën e Izmirit.Baza Ashraf-3, e përdorur nga 4,000 anëtarë të MEK ose njohur ndryshe si Muxhahedinë, kishte pësuar dëme të konsiderueshme dhe viktima

Më 30 nëntor Kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja.Sipas deklaratës së tij, rreth 2,000 njerëz ishin plagosur nga tërmeti gjithsej dhe më shumë se 4,000 të mbetur pa shtëpi.

Shifrat fillestare treguan se më shumë se 1,465 ndërtesa në Tiranë pësuan dëmtim serioz, si dhe rreth 965 ndërtesa në Durrës.

Funerali i parë për viktimat u mbajt të premten me qindra pjesëmarrës duke përfshirë Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

Dëmi i tërmetit po kontrollohet prej inxhinierëve civil nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë vendas për të vendosur nëse ndërtesat janë strukturalisht të sigurta ose jo, kanë nevojë të shemben apo të suvatohen.

Hedhja në erë e ndërtesave të pabanueshme tashmë ka nisur. Prokuroria urdhëroi policinë dhe autoritetet bashkiake për lista të ndërtesave të dëmtuara përpara se leja për shpërthim të jepej për shkak të hetimeve që po vijojnë./Marre nga Wikipedia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco