Rama u nis sonte në Abu Dhabi me avion 200 mijë euro në dispozicion, shqiptarët po vdesin nga pandemia

Rama u nis sonte në Abu Dhabi me avion 200 mijë euro në dispozicion, shqiptarët po vdesin nga pandemia

23:26, 25/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama mësohet se është nisur gjatë ditës së sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një avion në dispozicion.

Faktin e ka zbuluar ish-kryeministri Berisha që shkruan ndër të tjera se Rama e ka ndërrmarrë këtë udhëtim të fshehtë që kushton 200 mijë euro, për qëllime që ende nuk dihen.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, pavarësisht qëllimit të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama në këtë moment të vështirë të pandemisë në vend, ka shmangur linjat tregtare të fluturimit dhe ka marrë në dispozicion një avion që u kushton xhepave të shqiptarëve.

‘Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qëllimi i ketij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhëtimi blic pasi thuhet se neser do kthehet në Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.

Një udhetim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungese oksigjeni. Sb’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco