Basha: Rama pa plan, spitalet rajonale të vihen në shërbim të Covid

Basha: Rama pa plan, spitalet rajonale të vihen në shërbim të Covid

19:15, 25/11/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë menjëherë lidhur mbi situatën e pandemisë ku ndodhet vendi.

Basha i ka kërkuar Ramës që të zbatojë një plan emergjent dhe efikas për të dalë nga kriza.

Sipas tij, qeveria duhet të hapë urgjentisht spitalet rajonale për t’i vënë në funksion të pandemisë së Covid-19, si dhe të bëjë një numër të saktë testimesh, në raport me infektimet.

“Është e qartë që Rama ka dështuar me planin e pandemisë. Pa plan nuk e lufton dot pandeminë dhe nuk e mposht dot pandeminë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo ka qenë thirrja ime, një plan serioz për pandeminë, që nis me një numër të saktë testimesh, me pajisjen e spitaleve me pajisje, mjekë e infermierë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç vënies së spitaleve rajonale në funksion të kësaj beteje. Nëse spitalet rajonale do të ishin përgatitur nuk do të ishim në këtë gjendje kolapsi, që jemi sot. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të fatkeqësisë. Është e domosdoshme të veprohet urgjentisht me një plan dhe jo kuturu.

Pandemia nuk luftohet pa plan. Dje kryeministri tha se shkollat nuk janë vatra, sot u vendos mbyllja e pjesshme e tyre. Duhet një qeveri e përgjegjshme, që lë gjithçka për të luftuar pandeminë. Mirëpres cdo lloj reflektimi. S’më shkon mendja kurrë që këto momente të vështira të kem parasysh kundërshtarin politik. Sa jetë do ishin shpëtuar, nëse do ishin marrë masa? Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë plan, dhe pikërisht kjo më shqetëson sot”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco