Lubonja: Ndërtesa e demokracisë po shembet, 25 prilli do të jetë ….

Lubonja: Ndërtesa e demokracisë po shembet, 25 prilli do të jetë ….

17:52, 25/11/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në Neës24, thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, dhe atij të BE, Luigi Soreca, që të bëhet funksionale brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese.

Teksa u shpreh skeptik për këtë thirrje të ambasadorëve, Lubonja theksoi se atyre iu duhet për ta shitur si punë të kryer gjasem Reforma në Drejtësi ka ecur.

“Shpresoj që ambasadorja ta ketë thënë në mënyrë diplomatike atë për Gjykatën Kushtetuese, që të jetë funksionale brenda këtij viti. Ambasadorët duhet të bëjnë punën e tyre, se kjo është puna jonë. Ju duhet për ta shitur si punë të kryer gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur, por ne po e shohim përditë Reformën në Drejtësi apo si Prokuroria nuk vepron fare. Ndërtesa e demokracisë po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill. Do të tregohet aty. 25 prilli do të jetë test-prova, a do të ketë zgjedhje të lira, apo të paguara”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe fitoren e Joe Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA, duke thënë se do të ketë sërish kthim te problemet që kishte bota.

“Me ardhjen e Biden kemi kthim te problemet që kishte bota. Pa dyshim do ristabilizohen marrëdhëniet me Evropën, nuk do të ketë inkurajim të lëvizjeve Exit, Brexit, etj, dhe kjo padyshim është një kthim te normaliteti, por te normaliteti problematik, që kërkon zgjidhje të tjera. Shqipëria e ka të domosdoshme që të jetë brenda projektit që ka Evropa. Nuk do të kishim favor që të triumfonin lëvizjet ‘dalje’, se do na linin të izoluar. Po vazhduan problemet, Evropa do shkërmoqet përsëri. Ne duhet të shtojmë forcat brenda vendit për të ndërgjegjësuar Evropën që të veprojë në mënyrë më të fortë për të ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/11/2020 23:57

USA votoi si në Shqipërinë dhe Bullgarinë e para '90 ës. Presidenti Trump deklaroi se votimet i ngjanin një vendi të botës dë tretë. Lubonja që kërkon demokraci në Shqipëri, ndërsa nuk preokupohet se ajo u shkel me këmbë e me bythë në vendin model të demokracisë. A ka mbet më ndonjë vend që nuk do marrë për shembull Amerikën për vjedhjen e pushtetit? Kjo duhet ta preokupojë më shumë komunistin Lubonja. Ndoshta ka mbetur vetëm Zvicra që voton administratorë e jo politikanë. Unë për vete, tash e tutje do votoj vetëm për kurvat, u lodha duke votuar për bijtë e atyre.(kurvave)

tirana28/11/2020 20:59

Ky eshte nje nga ata analiste dhe opinioniste qe gjate 30 viteve te tranzicionit , me shume i kane hequr tullat nderteses se demokracise shqiptare . Por edhe kur i kane vendosur ndonje te tille , ata llaçin dhe betonin e kane bere jashte komplet jashte standarteve europiane dhe amerikane . Tani del e na hiqet sikur kjo pune po i dhemb shume dhe ai vete nuk ka asnje pergjegjesi per gjendjen e krijuar ......????!!!!

Pa emer25/11/2020 18:25

Me gjithe respektin per ju,Brexit ndodhi 5 muaj para fitores se Trump.Trump importoi idete e Brexit-it dhe fitoi.E shkundi burokracine! Bota nuk mund te jete njesoj ! Edhe Moska nuk voton 93% per Putinin. Washington votoi 93%per Hillary Klinton dhe Joe Biden. Me respekte

Shto koment

Denonco