Skandali/ Nuk mjafton Gjykata Speciale në Hagë, edhe 'Rilindja' zyrtarizon hetim për UÇK-në

Skandali/ Nuk mjafton Gjykata Speciale në Hagë, edhe 'Rilindja' zyrtarizon hetim për UÇK-në

09:18, 25/11/2020
A+ Aa A-

Fushata propagandistike e qeverisë dhe PS-Së  e udhëhequr nga Taulant Balla për të implikuar kreun e opozitës Lulzim Basha (bazuar vetëm në fatin e një kasete të transmetuar qindra herë nga mediat ndërkombëtare), në hetimin e të ashtuquajturave “krime të UÇK”, ka marrë një dimension të paprecedentë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Balla ka depozituar në Kuvend një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi për ngritjen e një komisioni hetimor, për veprimtarinë e UÇK në territorin e Shqipërisë.

PS kërkon që Komisioni i Posaçëm të përmbledhë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit Dick Marty, si dhe mbi bashkëpunimin dhe rolin që pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë, ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve edhe mosveprimeve, në ndihmë të UÇK-së.

Në këtë kërkesë  përcaktohet gjithashtu, edhe afati kohor i këtij Komisioni.

“Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 3-mujor”, shkruhet aty.

Fillimisht ka qenë vetë kryeministri, Edi Rama, i cili nëpërmjet një mesazhi në Twitter përmendi “Shtëpinë e Verdhë” ku sipas raportit të Dick Martin kryheshin transplante organesh të serbëve, gjatë kohës së luftës së UÇK. 

Pasi u kuptua se kjo çështje e hetuar të paktën 4 herë nga institucionet ndërkombëtare dhe prokuroria shqiptare, ishte hequr edhe nga aktakuza në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve më të lartë të UÇK-së, Rama dhe enturazhi i tij, politiko-mediatik, kaluan te një akuzë që është shndërruar në qesharake si ajo e “fshehjes” së një kasete për masakrën e Krushës, për të cilën tashmë dihet se posedohet nga BBC, OKB dhe Haga.

Ngelet mister arsyeja e vërtetë e rihapjes së hetimeve në Shqipëri të një raporti, i cili u prodhua në Beograd.

E gjitha kjo po ndodh, ndërkohë që faktorë të shumtë mbarëshqiptarë kërkojnë dhe presin nga parlamenti shqiptar në këtë kohë, një rezolutë që përkrah luftën e drejtë dhe për liri të popullit shqiptar në Kosovë dhe UÇK, si dhe dënon zyrtarisht genocidin e njohur botërisht nga Serbia mbi shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis25/11/2020 16:11

Tualet gojorja dhe shpifsi me pagese i rivdekjes edveriste, na i paska bere kerkese per ngritje komisioni parlamentar kryesigurimsit te Enver dylberit me pseudonimin "Cigarja" shokut Mozi?! E per çfare, per te hetuar veprimtarine e UÇK ne territorin shqiptar?! Kete do hetojne keta horra antishqiptare te partise kurve te 1941 dhe te themeluar prej serbeve Miladin dhe Dushan?! Do hetoje luftetaret e lirise vellai i Vuçicit, Edveroviç Ramiçi?!

Shqiptari25/11/2020 13:12

UCK LUFTOI KUNDER USHTRISE GJAKATARE TE MILOSHEVICIT DHE ME MBESHTETJEN E SHBA FITOI. POR LUFTA E UCK NUK KA MBARUAR! LUFTA E UCK SOT VAZHDON KUNDER BIRIT BESNIK TE SLOBODAN MILOSHEVICIT NE TIRANE!

Shto koment

Denonco