Rama ndryshon mendje, Lleshaj: Do ja zgjasim afatin OFL-së

Rama ndryshon mendje, Lleshaj: Do ja zgjasim afatin OFL-së

21:55, 24/11/2020
A+ Aa A-

Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e Ligjit.

Në prag të përfundimit të vlefshmërisë së aktit normativ, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se ligji do të amendohet.

"Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kerkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur. "- tha Lleshaj në ‘Përballë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco