‘Nga erdhi urdhri?’/ Budina përplaset me Ballancën për raportin mbi shembjen e Teatrit

‘Nga erdhi urdhri?’/ Budina përplaset me Ballancën për raportin mbi shembjen e Teatrit

21:23, 24/11/2020
A+ Aa A-

Në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV u debatua një raport i publikuar së fundmi nga Avokati i Popullit për sjelljen e Policisë gjatë prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Policia e Shtetit në asnjë rast nuk duhej ta kishte mbështetur ndërhyrjen në Teatrin Kombëtar,” tha Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Por regjisori Robert Budina kishte rezerva për raportin. Ai tha se erdhi pas shtatë muajsh dhe nuk i jep përgjigje pyetjes themelore.

“Për ne ka rëndësi të dimë se nga erdhi ky urdhër i Policisë për të mbështetur Bashkinë në shembjen e Teatrit Kombëtar,” tha ai.

Ballanca u përgjigj duke thënë se: “Raporti e qartëson dhe thotë se ai trajton vetëm problematikën e ndërhyrjes së Policisë. E gjithë pjesa tjetër për prishjen dhe vendimmarrjen janë të një natyre tjetër, të një natyre administrative. Ne për këtë jemi duke bërë një rekomandim që nuk është mbyllur ende për shkak të hetimit”.

I ftuar në program ishte edhe regjisori Kastriot Çipi.

Duke komentuar raportin, ai tha: “Edi Rama për mua është qartazi diktator. Avokati i Popullit mund të rekomandojë dhe në një vend normal bëhen hetime. Në rastin tonë, policia ka refuzuar që të japë materialet e kërkuara dhe i ka konsideruar sekret. Ka konsideruar sekret regjistrimet e kamerave dhe urdhrat institucionalë. Jemi në një situatë ku ligji shkelet hapur nga shteti”.

Për regjisorin Budina, rekomandimet e raportit janë të dobëta ose të buta.

“Aty thuhet se në shesh dolën disa dhjetëra qytetarë, kur kanë dalë mijëra. Raporti nuk është në koherencë me atë që ka ndodhur. Nëse merremi me teknikalitete, mund të merremi me orë të tëra. Ne duhet të hetojmë nga erdhi urdhri, kaq e thjeshtë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco