Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Akuza e PD, përgjigjet Xhaçka: Unë kam të drejtë të përdor helikopterët e ushtrisë

Akuza e PD, përgjigjet Xhaçka: Unë kam të drejtë të përdor helikopterët e ushtrisë

16:13, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave të artikuluara sot nga selia blu se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave të Armatosura për të bërë fushatë në Dibër.

‘Jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

As Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët’,- thuhet në njoftim.

Përgjigja e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj deklaratës së Albana Vokshit:

Ndoqëm sot me habi dhe indinjatë një deklaratë të znj. Albana Vokshi, e cila përsëriste pa menduar disa akuza të pabaza për përdorimin e helikopterëve të FA për të bërë fushatë elektorale, ngritur nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD, sepse u refuzua me përbuzje nga anëtarësia e kësaj partie ne qarkun e Dibrës, të cilët e njohin shumë mirë atë, karakterin dhe bëmat e tij, tenton tani të fitojë pikë me kryesinë e PD duke sajuar histori ala babale me helikopterë.

Akuza si këto, në fakt nuk meritojnë përgjigje, sepse janë inskenime të ulëta dhe përpjekje për të hedhur baltë e për të nxirë punën e mirë që është bërë në FA në këto vite. Por, në respekt të qytetarëve, duam të sqarojmë që në asnjë rast, as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët.

Duam t’i sqarojmë po ashtu qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë.

Për të mos folur pastaj, për skandalin e wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Sot FA përjetojnë një realitet krejt tjetër. Ato gëzojnë besimin e partnerëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët i vlerësojnë FA ne anketime si institucionin më të besuar për shqiptarët. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në rrugën e nisur, duke çuar përpara modernizimin dhe profesionalizimin e FA, larg modelit të së kaluarës, të cilit i përket autori i këtyre akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

edi24/11/2020 21:04

Ti ke shume te drejte ti perdoresh perderisa Rama deklaron se eshte KM i gjithe shqiptareve ndersa del ne tekimet shteterore me logon e PS-es a thua PS = Shqiperi.Per mua ai nuk eshte KM im

Shto koment

Denonco