KQZ-ja e re 347 punonjës për zgjedhjet, bie roli i kryeprokurorit për hetime

KQZ-ja e re 347 punonjës për zgjedhjet, bie roli i kryeprokurorit për hetime

15:55, 24/11/2020
A+ Aa A-

Këtë të martë është mbledhur Komisioni i Ligjeve në Kuvend, i cili ka miratuar strukturën e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky institucion i reformuar pas marrëveshjes së 5 Qershorit përveç të emëruarve dhe të zgjedhurve, do të ketë edhe 347 punonjës me kohë të pjesshme për zgjedhjet e 25 Prillit 2020/

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për një ndryshim në ligj, sipas të cilit detyrohet Prokurori i Përgjithshëm që të bëjë transparence dhe hetime që lidhen me krimet zgjedhore.

Ndryshimi është kërkuar nga opozita jashtëparlamentare në kuadrin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe i është propozuar Kuvendit nga Deputeti i mazhorancës, Alket Hyseni, por të gjithë kanë shprehur rezerva ndaj tij. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, ai i Prokurorisë së Përgjithshme por edhe shumica e deputetëve thanë se ai bie ndesh me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që cenon pavarësinë e prokurorit të çështjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco