Takimi i Bashës, mjekët: Të aktivizohen spitalet rajonale, jo të gjithë duhet të vijnë në Tiranë

Takimi i Bashës, mjekët: Të aktivizohen spitalet rajonale, jo të gjithë duhet të vijnë në Tiranë

15:41, 24/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa mjekë specialistë për të diskutuar situatën e rëndë që po kalon vendi nga pandemia e COVID-19.

Basha që në fillim të bisedës garantoi mjekët se mbështetja për ta në këtë betejë është maksimale

‘Detyra jonë është t’i japim mbështetje maksimale për ju, për infermierët, për të gjithë stafin shëndetësor. Nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, kjo është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave tuaja dhe pajisja e juaj me gjithçka që shteti mund t’ju pajis. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti. Këto janë të paçmuara, këto janë të pazëvendësueshme, gjithçka tjetër është sekondare’, - tha Basha

Mjekët e ftuar në këtë takim shprehën pikëpamjet e tyre lidhur me situatën dhe mënyrat se si mund të përballohet gjendja e rënduar dhe të garantohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Lutfi Lisha: Por për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh. në qoftë se është diçka e veçantë, teknologjia e sotme ta lejon secilin nga mjekët në rrethe që të konsultohet me specialistët në Tiranë. Është shumë e thjeshtë,por ama trajtimi i disa pacientëve që ndoshta nuk kanë nevojë për ardhjen në Tiranë për terapinë intensive që mund të jetë duhet terapi specifike në Tiranë mund të bëjë shumë mirë nëpër rrethe. Ikim nga rrethet vijmë tek Tirana pasi ktu aq më keq mungon edhe spital rajonal.

Edlira Beqiri: Mendoj se sa më shpejt duhet të vihen në punë spitalet rajonale ashtu siç janë, me atë infrastrukturë që kanë. Mjekët nëse kanë nevojë për tu trajnuar mundësitë e trajnimit në fakt duhet të ishin shfrytëzuar deri tani gjithë këto muaj që ishin në dispozicion për të trajnuar mjekët nëpër spitalet e rretheve. Nuk është zgjidhje kjo që kanë bërë deri tani duke i sjellë gjithë të sëmurët anë e mbanë Shqipërisë duke i sjellë në Tiranë.

Leon Shpataraku: Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke shtuar testimet, çfarë ndodh? Që aty fillon momenti kur testohet individi, kapet vatra dhe arrihet që që në fazën e parë të ndalohet fluksi. Është bërë si dinamikë një e dy a ta bie në Tiranë!  Ku do e biesh në Tiranë? Po këtë nuk e merr askush përsipër. Kështu që dalja jashtë loje e spitaleve rajonalë unë mendoj që e ka sjellë gjithë këtë lloj rëndese në Tiranë sepse edhe në media thuhet që vatra më e rëndë është Tirana. Tani Tirana normalisht që është një vend me popullsi të madhe si kryeqytet, por duke pasur ndihmesë nga spitalet rajonalë unë mendoj dhe e them me bindje të fortë se tani hyjmë në  një fazë që kalon 8-9 muaj dhe nuk po them se jemi përfekte, specialistë, por japim opinione duke marrë në konsideratë dinamikën e rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar24/11/2020 16:38

Pse qenka kaq e vëështirë për ta kuptuar se pse Rama ka ngulur këmbë deri tani që kontrolli për pasojat e pandemisë të jetë i përqëndruar vetëm në Tiranë , në duartë e mjekëve të besuar të tij ? Ky psikopat qeverisjen e kupton vetëm si propogandë për tu ngrefosur se unë jam gjithshkaja e jo si detyrë në shërbim të qytetarëve. Atij i takon të vendosë se sa njerëz duhet të dalin e të shëtisin e kur të shëtisin. Ai përcakton se sa testime duhen bërë, sa shtretër me pajisje duhet të kenë spitalet infektive. Sa të infektuar e viktime duhet të raportojë ministria e shëndetsisë.. Për Ramën, kush guxon që të deklarojë e të pasqyrojë të vërtetën, është armiku i Shqipërisë pasi ka bërë krimin e madh të zbulimit të sekretit shtetëror.

Shto koment

Denonco