Dështimet e qeverisë, Rama kërcënon me një karantinë të dytë

Dështimet e qeverisë, Rama kërcënon me një karantinë të dytë

11:40, 24/11/2020
A+ Aa A-

Pasi ka dështuar të marrë masa për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë, ka dështuar të marrë masa për të pasur më shumë mundësi në spitale, Edi Rama sot ka dalë dhe ka kërcënuar shqiptarët se do të vendosë një karantinë të dytë, për të mbuluar dështimet e tij.

Gjatë bashkëbisedimit javor me median, Rama është shprehur se po kërkon që të shmangë këtë karantinë, por qytetarët duhet që të vendosin kufizime.

‘Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë.

Apo mbylljen e përgjithshme.

Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijesohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me covid me simptoma të rënda.

Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.’ tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 24/11/2020 12:22

Ça leshi kercenon Rama?! Shqiperia mbyllet në date 2 Dhjetor, memorizoeni komentin tim dhe do më jepni të drejte, kryeplaku i Surelit Edvin Bee Rama ka vetëm çelsat e kashtes dhe çelsat i nqs si ka humbur, mbylljen e Shqiperise e kane ata që komandojne dhe urdherojne Ed Karagjozin, dhe do e mbyllin Shqipërinë sepse ashtu duan ata, atyre nuke jua ndien as për Ramen e as për asnji njeri në Bote, keto forcat e herta që po mbyllin e mbajne gjithe globin në izolim do e fusin perseri Shqiperine ne karantine, sepse ashtu duan dhe kane në plan B.Gates, G.Soros etc. Sa për information Edvin karagjozit nuke i intereson ta mbylli vendin sepse eshte në prag zgjedhjesh dhe pasojat e mbylljes se dyte të vendit do ti faturohen Edvin Kristaq Rames, Edvin cocaina do i humbase zgjedhjet vetëm për shkak të mbylljes se dyte karantines që do hyje në fuqi më 2 dhjetor, jo prej opozites sepse opozita po e mban në pushtet Edvin mielloshin. Por karantina që do ndodhi më 2 dhjetor do firmosi fundin politik të Edver Rames.

Shto koment

Denonco