Çfarë fature do të ketë për Shqipërinë refuzimi i Komisionit të Venecias prej Ramës?!

Çfarë fature do të ketë për Shqipërinë refuzimi i Komisionit të Venecias prej Ramës?!

11:05, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç kishte premtuar menjëherë pas kërkesës për mendim nga ana e presidentit Ilir Meta, Komisioni i Venecias, ka nisur këtë të hënë misionin faktmbledhës dhe konsultimin me palët e interesuara në Tiranë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Reforma Zgjedhore, dhe posaçërisht ndryshimet arrogante që Edi Rama bëri në Kodin Zgjedhor pa konsensus dhe duke shkelur marrëveshjen e 5 Qershorit, janë vendosur edhe kusht për vijimin e procesit të hapjes së negociatave. 

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i kërkoi prerë kryeministrit, Edi Rama, që të tregonte maturi dhe të priste opinionin e Venecias para se të votonte dekretin e presidentit.

Më herët ai kishte paralajmëruar se ecuria e reformës zgjedhore ishte faktor kyç për vendimin e BE-së dhe mbledhjen ndërqeveritare me Shqipërinë për negociatat. Kjo u pasua edhe nga një letër e firmosur nga shumë deputetë të Parlamentit Europian, por Edi Rama refuzoi.

Madje në ditën që deputetët në rresht votuan në parlament rrëzimin e dekretit të Metës, Rama sulmoi deputetët e PE-së duke i cilësuar të keqinformuar, ose të manipuluar nga marrëdhëniet ndërpartiake me opozitën.

Edhe pse qeverisë shqiptare nga Brukseli iu bë e qartë disa herë se po të vazhdonte në këtë rrugë do të digjej shansi i fundit për hapjen e konferencës ndërqeveritare me BE-në, Rama, eci në rrugën e tij duke injoruar faktorin “Komision i Venecias”.

Dhe të mendosh se bëhet fjalë për një politikan dhe kryeministër, i cili sistematikisht, sa herë që i është dashur për përdorim të brendshëm, ka bërtitur “Komisioni, Venecia, Komisioni...” siç bëri me luftën ndaj presidentit Ilir Meta.

Sot që luhet fati i ardhmërisë evropiane të shqiptarëve, Rama po hedh poshtë edhe të vetmin shans për reflektim, i cili mendohej se do të ishte mendimi i Komisionit të Venecias.

Gjithsesi ky i fundit e nisi punën e tij në Shqipëri ditën e djeshme, por sipas të dhënave të deri tanishme, mazhoranca nuk ka konfirmuar se do të bëhet pjesë e opinionit të saj.

Gjasat janë që Edi Rama të bëjë një hap të paprecedentë, jo vetëm për demokracinë e brishtë në vendin tonë, por të të gjithë Europës dhe të atyre vendeve jashtë kontinentit që janë në listën e komisionit.

Do të ishte hera e parë që nga viti 1990 kur u krijua ky komision që qeveria e një vendi anëtar të tij, të refuzonte bashkëpunimin dhe të injoronte një mision këshillues.

Gjithsesi kjo e martë (24.11.2020) është dita e fundit e këtij misioni në Shqipëri dhe deri tani është konfirmuar se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, do të kenë takime me Opozitën, Presidentin, KQZ-në dhe organizata të shoqërisë civile, por jo me Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Po përse heziton Edi Rama?

Mjafton vetëm pyetja: “A ka pasur një konsultim publik për këto ndryshime? Si u morën parasysh mendimet e shprehura?”, që Komisioni ka ngritur për parlamentin shqiptar që të kuptohet arsyeja se përse Edi Rama refuzon mendimin dhe konsultimin e këtij organi të rëndësishëm të Këshillit të Europës edhe pse ky hap hedh në erë për një kohë të pacaktuar hapjen e  negociatave me BE-në.

Nëse deri në fund të ditës qeveria shqiptare do të ecë në rrugën e injorimit të Komisionit të Venecia, atëherë pasojat për Shqipërinë në vitet e ardhshme do të ishin të pamendueshme. Kushtet që na ka vendosur deri tani BE, do të na dukeshin “lule”.

Çfarë është Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias është një trupë këshilluese e Këshillit të Evropës (KiE) dhe përbëhet nga ekspertë të pavarur të sferës së të drejtës kushtetuese. Ai është themeluar në vitin 1990 pas rënies së Murit të Berlinit, në një kohë të nevojave të menjëhershme për ndihmë kushtetuese në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Zyrtarisht njihet si Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, por për shkak të vendit të takimit, Venecia, Itali, ku sesionet mbahet për katër herë në vit, i referohen si Komisioni i Venecias.
Roli i Komisionit është që të ofrojë këshilla ligjore për shtetet anëtare, posaçërisht për të ndihmuar shtetet që dëshirojnë që t’i përshtatin strukturat e tyre legale dhe institucionale në një linjë me standardet evropiane. Gjithashtu Komisioni ofron përvojë ndërkombëtare në sferën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Komisioni ka 61 anëtarë, 47 janë anëtarë të Këshillit të Evropës, kurse 14 të tjerët janë Algjeria, Brazili, Kili, Kosta Rika, Izraeli, Kazakistani, Korea, Kosova, Kirgistani, Maroku, Meksika, Peru, Tunizi dhe SHBA-të.
Anëtarët individual janë profesorë universitar të së drejtës publike dhe ndërkombëtare, gjykatës kushtetues dhe të gjykatave të larta, anëtarë të kuvendeve kombëtare dhe një pjesë janë shërbyes civilë.
Këshilli punon posaçërisht në tre sferat:
-Institucione demokratike dhe të drejtat fondamentale,
-Drejtësi kushtetuese dhe drejtësi e zakonshme,
-Zgjedhje, referendume dhe partitë politike.
Ky komision ka Sekretariatin e Përhershëm në Strasburg, Francë, te kryeqendra e Këshillit të Evropës. Sesionet plenare mbahen në Venecia, Itali, katër herë në vit (mars, qershor, tetor dhe dhjetor).
Nga vendet pjesëmarrëse, 5 janë mbikëqyrëse, si edhe një vend anëtar i asociuar. BE-ja dhe OSBE-ja marrin pjesë në punët e këtij komisioni. Deri tani, Komisioni i Venecias ka ofruar mbi 500 mendime për më shumë se 50 shtete dhe 80 studime, ka organizuar 250 seminare dhe konferenca me dhjetëra gjykata dhe universitete, ka mbi 3000 shërbyes civil të trajnuar për të drejtat e njeriut, të drejtën administrative. Në më shumë se 90 raste, edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë në konsideratë mendimet e Komisionit të Venecias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni24/11/2020 15:52

Cfare fakti tjeter presin shqiptaret , me domethenes se sa ky veprim i sotem, denigrues , dhe shkelmues ndaj komisionit te Venecias , qe na demostroj sot kryeministri dhe banda kriminele rilindase ? Akoma ky mileti popull , nuk eshte bindur dhe nuk i eshte mbushur mendja top se ky kryehajdut , kriminel , bashke me arsenalin e bandes se tij gangstere rilindase qe ai kryeson , po punon me te gjitha forcat dhe menyrat e mundeshme , me egersin dhe ligesin qe e karakterizon . I ka mbetur edhe pak pune akoma , per te shkaterruar perfundimisht , gjithshka ne kete vend .Dhe ka menduar per vilat e ngritura jashte shtetit , gati i Ka , ku dhe si i do qejfi , me parat e xhvatura nga ky popull , te cilin , ka prej 8 vjete qe i ka ndersyer drejt droges e krimit ndaj njeri tjetrit .

Shto koment

Denonco