Akuzat e Ramës ndaj Bashës, Surroi: Shqipëria ka boll problemet e veta, mos të merret me kaseta

Akuzat e Ramës ndaj Bashës, Surroi: Shqipëria ka boll problemet e veta, mos të merret me kaseta

22:42, 23/11/2020
A+ Aa A-

Publicisti dhe politikani kosovar Veton Surroi i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, komentoi edhe debatin e ndezur në dy javët e fundit në Shqipëri lidhur mbi kasetën e Masakrës së Krushës së Madhe.

‘Shqipëria ka shumë më tepër probleme strukturore, me të cilat duhet të merret, se sa të merret me kasetën e masakrës së Krushës, se kush ka qenë përkthyes, kush u ngatërrua.

Po habitem shumë që qëllimisht zgjedhjet janë në prill, dhe populli i Shqipërisë meriton më shumë se të merret me fushatë zgjedhore.

Nuk shikoj kurrfarë dëshire që çështje të këtij lloji të përfshihen në debatin parazgjedhor në Shqipëri.

Janë çështje që as nuk ia vlen për të përmendur, brenda një debati publik apo midis zyrtarëve politikë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco