Akuza e fortë e vajzës së Bashkim Koplikut: Babai im s’vdiq nga Covidi, por nga shteti

Akuza e fortë e vajzës së Bashkim Koplikut: Babai im s’vdiq nga Covidi, por nga shteti

15:12, 23/11/2020
A+ Aa A-

Vajza e Bashkim Koplikut deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit.

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e shoqja.

Ajo tha për mediat gjatë ceremonisë mortore në Durrës se, i ati ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen.

Bashkëshortja e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar.

Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama.

Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco