Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pedagogia kalon koronavirusin: Paguaj 380 mijë lekë taksa në muaj dhe as shërbimin bazë nuk mora

Pedagogia kalon koronavirusin: Paguaj 380 mijë lekë taksa në muaj dhe as shërbimin bazë nuk mora

12:23, 23/11/2020
A+ Aa A-

Pedagogia dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Haris Vongli, ka fituar betejën me COVID-19. Lajmin e bën me dije vetë ajo, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale tregon për koston e lartë të këtij trajtimi dhe mungesën e shërbimeve mjekësore shtetërore bazë për kujdesin ndaj të infektuarve. Vongli shkruan, se edhe pse paguan 380 mijë lekë taksa në muaj, në momentin që i duhej një shërbim shëndetësor pas infektimit, ajo përfundoi te “miqtë” dhe te private.

POSTIMI I PLOTE

Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjekësisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po mendoja…:

Sa shumë i kam dhënë në të vërtetë këtij vendi, mbi të gjitha idealet – duke u kthyer disa herë në këtë kaos total e dashur të ndërtojë jetën time këtu; në përpjekje për ta bërë Shqipërinë e vogël, por me njerëz zemërgjerë, sado të vuajtur, një vend më të mirë, më të jetueshëm (ku minimale të jetë pse jo siguria për jetën).

Sa shumë i kam dhënë vendit tim, sado e re; përkushtim të thellë ndaj angazhimeve profesionale, akademike, mediatike e shoqërore, punëve të bëra me vullnet të marrë, me shumë e shumë energji e ëndrra, madje gati gati me naivitet duke u besuar njerëzve aq pranë meje. Sikur një pjesë e mirë të shihnin si me sytë e mi e të ndienin si me zemrën time.

Ej, askush nuk është i përjetshëm, jeta është sa shpirti yt do të jetojë e sa zemra ia del të punojë. Ej, o të “plotfuqishëm”, edhe përbindëshat vdesin një ditë.

Po mendoja…në fakt, kurrë s’më ka dhënë një gjë ky vend, të vlerë asgjë, asgjë. Unë paguaj rreth 380 mijë lekë të vjetra taksa çdo muaj – (e bëj dy apo tre punë)- një rrogë e plotë për dikë tjetër, dhe as shërbimet mjeksore shtetërore bazë nuk marrë. Unë, dhe jo vetëm unë në familje, njerëz shumë të dashur për mua, u përballëm e vazhdojmë të përballemi me pasigurinë për jetën çdo ditë (se çarterin për këdo vend të Europës s’do e përballoja dot kurrë gjithsesi) duke u përplasur dyerve të kripura të privatit, miqve të mi, profesionistëve miq tashmë të palodhur të Neurologjisë, mjekes heroinë të familjes Diana Hysi dhe farmacisteve si Ksantjana Lazeri që bëjnë gjithçka, nën një rrezik të jashtëzakonshëm, për këdo që u beson atyre, me lot në sy çdo ditë, edhe deri jetën e tyre.

Përhapja në masë e coronavirus-it ndodh, pa dyshim, edhe sepse njerëzit siptomatik (jo pushtetarët) janë lënë në mëshirë të fatit duke u vetëkuruar lart e poshtë, duke vepruar në gjendje të lirë, sado të infektuar, në luftën e tyre, mbi të gjitha, për mbijetesë.

Kurrë në jetë s’jam ndierë kaq e frikësuar, totalisht e pasigurtë, por dhe e fortë njëkohësisht. Me pasoja psikologjike të pashmangshme, por me shumë durim, dëshirë për diell, oksigjen, humanizëm e dashuri, mbi të gjitha dashuri për jetën.

SA SHUMË I KAM DHËNË KËTIJ VENDI, E KURRË S’MË KA DHËNË ASGJË.

Unë jam e bindur, më shumë se kurrë më parë, se shqiptarët asnjëherë s’kanë ndierë se i përkasin një realiteti e shteti më të dështuar e hileqar se ky i yni sot. Mjerim!
Lutem të kaloni me sa më pak vështirësi, miqtë e mi, këtë epokë të këtij virusi vërtetë të pabesë, ndër periudhat më të vështira të ekzistencës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindasi 23/11/2020 12:43

Znj Vongli gezoju shendetit te rifituar. Sa per taxat tona pra taxat e deleve, ato shkojne per te mbushur zorren e trashe te Edvinit, Vilmes, Fushes, Tualetit dhe Zotos, Ah-Metajt dhe paraziteve rilindare te strehuar ne zorren e trashe. Do thuash qe po I luajne fene edhe Qiperot me shoket farmaciste !? te drejte ke. Por mos e sjellte zoti deri aty, se do I detyrojme te hane Covid-19 cilesi e pare direct nga Kina, me garuzhde, sdo kete me rregulla. ....Qipero! Del edhe ne TV ben moral per sukseset e Edvin Llapes. Ketij te fundit me kompresor do tja futim covidin nga te gjitha vrimat..

Shto koment

Denonco