Basha: Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje nga kriza

Basha: Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje nga kriza

10:42, 23/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi me një mesazh pas një takimi në një biznes në Tiranë.

"Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh.

Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna - për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri.

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë.

Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin," shkruan Basha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi23/11/2020 16:32

Ore fjalet dhe esete jane te bukura. Si Kryetar i Opozites si do me nxjerresh mua nga kriza si biznes i vogel? Dil me detaje jo me furce boje! Cfare do te besh me mua qe me shpirt te ta jap voten familjarisht 5 vete? Cdo te besh me taksen? Cdo te besh me mua qe robtohem ne dy pune dhe duhet te paguaj dopio takse? Cdo te besh me mua qe kam dy pune e duhet te paguaj sigurime shendetesore x 2 dhe opingen nuk marr asgje? Por per taksen qe na u dashka ekstra meqe puna 1+ puna 2 kane xhiro mbi 2 milione leke te reja? Se ky trimi po na c'kurajon te punojme se na ngordhi!!!

Shto koment

Denonco