Manipulimi i shifrave zyrtare/ Gjirokastra dje 3 raste, sot 71, Lezha dje 0 raste, sot 50

Manipulimi i shifrave zyrtare/ Gjirokastra dje 3 raste, sot 71, Lezha dje 0 raste, sot 50

16:58, 22/11/2020
A+ Aa A-

Që shifrat e koronavirusit manipulohen nga ministria këtë gjë e ka kuptuar i vogël dhe i madh.

Por kur ministria akuzohet për këtë fakt, ata nuk e pranojnë.

Faktet tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun që ka ditë që është zhdukur nga qarkullimi, që prej denoncimit të manipulimit me shifrat e viktimave nga Covid-19.

Rasti i Gjirokastër dhe Lezhës sot është edhe tipiku i ditëve të fundit se si manipulohen shifrat e të infektuarve me koronavirus.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportonte se në Gjirokastër ishin vetëm 3 raste të reja me Covid-19.

E njëjta ministri sot raporton se në Gjirokastër janë 71 raste të reja me koronavirusin Covid-19.

Ndërsa dje Lezha nuk ekzistonte fare në raportin ditor të ministrisë së Shëndetësisë, por sot ka 50 raste të reja.

Manipulimi dhe loja me shifrat dallohet lehtë.

Ne morëm vetëm këto 2 bashki që janë sot më të infektuarat pas Tiranës, e cila çdo ditë mban vendin e parë

Më poshtë keni shifrat zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë:

Raportimi zyrtar 21 nëntor 2020:

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Raportimi zyrtar 22 nëntor 2020:

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,  

30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,

22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,

13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,

4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Geno24/11/2020 09:25

Nuk eshte manipulim, por rezultatet e tamponeve dalin me grupe te disa diteve, se i bie e manipulove sot per neser, nuk ka kuptim gazetar...............

Shto koment

Denonco