Basha i përgjigjet Ramës: Prisnim të na thoje të vërtetën, sërish mashtrove

Basha i përgjigjet Ramës: Prisnim të na thoje të vërtetën, sërish mashtrove

20:38, 21/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I është përgjigjur menjëherë kryeministrit Rama pasi ky i fundit nuk dha asnjë përgjigje për viktimat me Covid që dergjeshin në morgun e Tiranës.

‘Shqiptarët prisnin sot përgjigje.                          

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t'i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.'-tha Basha në deklaratën e tij 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aliu22/11/2020 07:03

Po kaq idiot je qe pret te te thote te drejten? Mjere ne, ne duart e kujt kemi mbetur.

Bufetjeri21/11/2020 21:33

I ëmbël në reagim. A thua se dëgjon i çmenduri toksik.

Shto koment

Denonco