Rama me fjalim të shkruar: Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër meje

Rama me fjalim të shkruar: Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër meje

18:15, 21/11/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka dalë këtë mbrëmje në një monolog virtual, ashtu siç tha vetë, në një dalje të padëshiruar, i provokuar nga opozita.

Si çdo fillim monologu Rama fillimisht është marrë me viktimizimin e tij, për ata që e shajnë dhe ofendojnë, ku arrogancën e ka cilësuar pasion të tij, kurse sharjet i ndezin gjakun.

Rama ka akuzuar opozitën për imazhet e dala nga morgu, duke i quajtur ato inskenime fotografike, por pa dhënë asnjë shpjegim për përmbajtjen e fortë të imazheve dhe të keqmenaxhimit që i ka bërë situatës së pandemisë në spitale.

Rama në një fjalim të shkruar, tha ndër të tjera se ‘Opozita ka bërë aleancë me virusin kundër meje’.

‘Një pakicë e zhurshme njerëzish, shan, ndaj atyre që janë në vijën e pare të luftës.

Nuk mund të bëjmë politikë më numrin e të vdekurve.

Nuk është demokratike të bësh politikë me lajme të rreme.

Si mund të cënohet deri në këtë pikë integriteti i mjekëve?

Nuk ka asnjë mundësi teorike të fshihet numri i pacientëve të vdekur në spiitale.

As parti që të bëjë diagnozën e pacientëve.

Por që të thirret prokuroria të hetojë për të vdekurit në spital në kulmin e pandemisë kur mjekët duhet të kenë mirënjohje, kjo e tejkalon nivelin e politikës së këtij lloji.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N22/11/2020 06:33

Edvin Ramoviçi vazhdon me akuza bajate kunder opozites qe denoncon të vertetat e hidhura për keq menaxhimin e pandemisë.Basha nuk sulmoi mjeket ,përkundrazi foli për rritje të rroges së tyre kushte më të mira etj.

Shto koment

Denonco