Policia përgënjeshtron Taulant Ballën, ja kush është autori që theu xhamat

Policia përgënjeshtron Taulant Ballën, ja kush është autori që theu xhamat

16:58, 21/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit raporton se ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.

Sipas policisë është  proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone I cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë  për veprën penale "Shkatërim i pronës" shtetasin:

A.B., banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qëndrës Shëndetësore në lagjen "Skënderbej", Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco