Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Manastirliu hesht për manipulimin e numrit të viktimave të Covid, ‘zgjohet’ për një inskenim

Manastirliu hesht për manipulimin e numrit të viktimave të Covid, ‘zgjohet’ për një inskenim

16:04, 21/11/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë, njeriu i parë që duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e shifrave të të vdekurve nga koronavirusi Covid-19, ka dy ditë që hesht në lidhje me këtë skandal.

Por është dashur fabrikimi i një lajmi, se gjoja një njeri i dehur ka sulmuar me gurë një qendër shëndetësore në zonën e elektorale të Taulantit që të zgjojë nga gjumi ministren Ogerta Manastirliu.

Në vend që dje të dilte dhe të mbante përgjegjësi për skandalin e madh, ajo heshti dhe nxorri zëvendësin e saj, një njeri që nuk ka bërë gjë në jetë, vetëm sa shan opozitën me shkrime në mediat e Ramës.

Por çfarë ka ndodhur sot.

Çuditësisht ndodhi ajo që paralajmëroi zëvendësi i Manastirliut, gjoja dhunë ndaj bluzave të bardha. Dhe këtë dhunë sot e zbuloi Taulant Balla.

Ky shkoi në Fushë Mbret të Elbasanit dhe gjeti ca xhama të krisur në një qendër shëndetësore. Dhe aty më pas erdhi policia, e cila deklaroi se një i dehur kishte qëlluar me gurë.

E kjo ngjarje zgjoi sot Manastirliun e cila dënoi me ‘forcë’ këtë ngjarje që duket qartazi një inskenim thjeshtë për të hequr vëmendjen nga skandali i vërtetë dhe për ti dhënë edhe Edi Ramës sonte një arsye më shumë të shajë opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vera!22/11/2020 00:46

Mendoj se I para qe do jape llogari eshte Rama! Ja po afron dita e shpagimit!

Daj Jaku21/11/2020 20:21

Po shkoni e mbytuni në një oturak me shurrë o paliaço politikanlsh. Merret një ministër dhe një pallë kryetar grupi parlametar me një xham të krisur në një katun të Elbasanit, në një kohë që po bëhet kërdia në të shtruarit nëpër spitalet e vëndit. Ajo lloj ministërliu dhe ai lloj palle që as për klloun nuk ja vlen, ata bëjnë atë që dijnë të bëjnë, ata nuk kanë as haberin më të vogël nga sistemi i shëndetësisë, nga mjeksia e vërtetë. O horrat e Shqipërisë në krye të vendit!!!

Shqiptari21/11/2020 19:11

QE NGA KJO MINISTRESHA MANASTIRLIU, MINISTRAT E TJERE DHE TE GJITHE QYQARET QE KANE FIRMOSUR PER MILIONAT E MILIARDAT E EUROVE QE KA VJEDHUR RAMA, DO TE PERFUNDOJNE PRAPA HEKURAVE PER SHUME VITE BURG!!!! DO TE SHIHNI SPEKTAKEL PAS 25 PRILLIT SE SI RAMA DO T'I SHESE SHERBETORET E TIJ QYQARE 1 E NGA 1 TEK SPAK DHE BKH!! KETA KANE FIRMOSUR ME KETA MERRUNI, E JO ME MUA!! DO TE THOTE RAMA NESER PASI TE JETE RREZUAR NGA KALI I PUSHTETIT. KETA NEPER GJYQE E BURGJE, NDERSA RAMA MATRAPAZ DHE I PABESE DUKE FERKUAR DUART!

Shto koment

Denonco