Kosova e quan ofenduese dhe provokuese, kërkesën e Vuçiç për të vizituar Kosovën

Kosova e quan ofenduese dhe provokuese, kërkesën e Vuçiç për të vizituar Kosovën

13:56, 21/11/2020
A+ Aa A-

Kërkesa e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e Ministrit të Brendshëm Aleksander Vulin, e Gjuriç edhePetkoviç për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova po përballet me hapjen e plagës së madhe të personave të pagjetur dhe zbulimin e varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, është ofendim më tepër sesa provokim.

Kështu ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sipas Koha.net, e cila ka shtuar se çdo kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do të marrë të njëjtën përgjigje.

Më tej thuhet se meqënëse institucionet e Kosovës, të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur tani e kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në gërmime në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë e do të jenë atje gjatë javës së ardhshme -  edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Jashtme Stublla do të shtyhet për një kohë tjetër.

“Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çfarë do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes?!

Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet, të kryejnë edhe hetimet, edhe gjykimet?!

Serbia nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, ndaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco