Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Fabrikimet ndaj Bashës/ Paloka: Qenie të tilla edhe burgun e kanë pak

Fabrikimet ndaj Bashës/ Paloka: Qenie të tilla edhe burgun e kanë pak

09:33, 17/11/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari demokrat, Edi Paloka reagoi pas serisë së shpifjeve dhe fabrikimeve ndaj kreut të opozitës.

“Sajuan fillimisht histori me “Shtëpinë e verdhë” në një kohë që vetëm Moska e Beogradi tentojnë ende të mbajnë në këmbë sajesa të tilla!

Sajuan pak ditë më pas historinë e kasetës “së zhdukur”... Doli se kasetën e kishte marrë BBC nëpërmjet Dash Pezës!

E fundit, me të gjitha: Basha hyn si polic me maskë në shtëpinë e dikujt po gruaja e atij dikushit, e njohu dhe poshtë maskës... madje njohu dhe “çikën e Berishës”, edhe atë të maskuar!

E të gjitha këto me shpresën se shqiptaret nuk do të shohin se në mes të një pandemie të dalë komplet jashtë kontrolli, Rama dhe zagarët e tij vazhdojnë t’i vjedhin!

Qenie si këto, që për pushtet dhe para janë gati për çdo ndyrësi, edhe burgun e kanë pak...!” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni17/11/2020 10:54

Le te presin akoma shqiptaret , burgun qe e kane pak , te ketyre fytyrave te paskrupullta , me injorante , me imorale , me hajdute , me kriminele qe ka pare historia e ketij vendi . Asnje nuk ja ka fajin ketij populli , vete e kemi , mbasi mendojme vetem "o bobo shtepia ime" , pa menduar aspak per greminen drejt se ciles po shkon ky Vend , pa menduar per te ardhmen e femijeve se ku do perfundojne . Vetem kur e keqja ju trojet te pragu i shtepise , vetem atehere , dalin qajne , bertasin e ulerasin , se si kjo bande cakejsh qe mbajne mbi koke si qeveri, qe duke sulur si ujqer perpara policet e tyre , (se vetem polic per popullin s' mund te jene) , po i shqyejn me gjithe lecka , me shtepi e katandi dhe atehere nuk mund te kete per ta me shpetim .

Meri17/11/2020 10:20

Me te peshtire nuk behet! Nje prerje e nje ngjyre:

Shto koment

Denonco