Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Meta: Situata e Covid është kritike, të rritet numri i testimeve

Meta: Situata e Covid është kritike, të rritet numri i testimeve

15:02, 16/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas presidentit situata është kritike.

Ai propozon dhe 4 hapat që duhet të ndiqen urgjentisht nga qeveria.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve.

Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.

Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:

1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.

3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.

4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.

Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.

Çdo ç'organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.

Shkenca ka folur.

Koha për të vepruar nuk pret më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco