Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

KLP e shkarkon nga detyra për shkelje të rënda, Kuvendi e voton në kupolën e KQZ

KLP e shkarkon nga detyra për shkelje të rënda, Kuvendi e voton në kupolën e KQZ

14:08, 16/11/2020
A+ Aa A-

Një skandal i radhës është shënjuar së fundmi në sistemin e drejtësisë dhe pushtetin legjislativ.

Iliriana Nano pasi është shkarkuar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në KLP për shkelje flagrante, ka arritur që brenda një seance gjyqësore të shkurtër të rifitojë këtë pozicion. Por nuk mbaron këtu.

Edhe parlamenti i Shqipërisë e ka votuar së fundmi në një detyrë tjetër të rëndësishme, siç është ajo e kryetares së Komisionit Rregullator të KQZ.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Bazuar në indicet mbi disa problematika të funksionimit të pjesës Administrative të Këshillit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka iniciuar në korrik 2020 një verifikim të situatës.

Me urdhër të Kryetarit të Këshillit, zoti Gent Ibrahimi është ngritur Komisionin Disiplinor i cili duhej të hetonte problematikat e situatës së krijuar bazuar në konstatimet dhe gjetjet e pasqyruara në dy memo të mbajtura nga këshilltarët e Kabinetit të Kryetarit të Këshillit dhe nga stafi administrativ i Këshillit Me datë 10. 07. 2020, Komisioni Disiplinor ka filluar ecurinë disiplinore për punonjësen znj. Ilirjana Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe me datë 10/07/2020, është njoftuar pezullimi i përkohshëm nga detyra.

Në përfundim të procesit, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se veprimet dhe mos veprimet e saj si Nëpunësi më i Lartë i Shërbimit Civil në institucion, kanë sjellë pasoja të rënda për funksionimin normal të KLP, duke pasur dëme materiale dhe financiare. Këto veprime janë konsideruar si shkelje shumë të rënda, të parashikuara në Ligjin e 152/2013 për “Nëpunësin Civil”, neni 57, pika 1, germa “a”, dhe komisioni në përfundim të procesit pasi ka evidentuar shkeljet në Vendimin e tij Përfundimtar ka vendosur marrjen e masës disiplinore “Largimin nga shërbimi civil” për znj. Ilirjana Nano me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në 11.09.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është njohur me kërkesë padinë e ngritur ndaj tij nga znj, Ilirjana Nano, ku kërkohet shfuqizimin i urdhrit për largim nga detyra dhe detyrimin e palës së paditur për ta sistemuar në të njëjtin pozicion si edhe të paguajë pagën deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë dijeni nga mediat se më datë 6 tetor 2020, znj. Nano është votuar nga Parlamenti si kryetare e Komisionit Rregullator (organ part time) të KQZ (njoftimi në linkun https://www.parlament.al/News/Index/10400), pavarësisht se kishte në fuqi masën disiplinore “shkarkim nga detyra”.

Në ligjin për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, neni 13, pika 3, “Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentat apo referencat provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.”.

Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit në Kuvend për kandidimim për një pozicion në Komisionin Regullator në KQZ, znj. Ilirjana Nano nuk plotësonte kriteret të cituara më lart; nuk ka një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie dhe e cila, për më tepër, nuk mund të konsiderohet e suksesshme për deri sa largimi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë me masë disiplinore shkarkim nga detyra.

Ditën e premte, 13. 11. 2020, gjyqtarja e Gjykatës Administrative, znj. Elvana Çiçolli ka vendosur në mënyrë të shpejt ( që në seancën e parë, kur zakonisht caktimi i seancave gjyqësore zgjaten në kohë ) të mos marrë në konsideratë argumentet dhe provat të paraqitura nga juristët të Këshillit dhe të urdhërojë shfuqizimin e urdhrit të kryetarit të Këshillit për shkarkim nga detyra dhe për rrjedhojë, rikthimin të zonjës Nano në pozicionin e mëparshëm.

Në mënyrë paradoksale, më ketë vendim, zonja Ilirjana Nano do të jetë edhe kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ edhe Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Lartë i Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco