Bardhi: Taulanti ka hallin e hetimeve të 3.4 mln eurove në Toyota Yaris, por e vërteta do dalë

Bardhi: Taulanti ka hallin e hetimeve të 3.4 mln eurove në Toyota Yaris, por e vërteta do dalë

12:40, 16/11/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mbylljen e dosjes së ‘Toyota Yaris’, ku implikohej Taulant Balla.

Në reagimin e tij, Bardhi thotë se Balla kishte hallin e këtyre hetimeve, por edhe pse gjykata ka vendosur të mbyllë hetimet, të vërtetën askush nuk mund ta pengojë.

‘Askush nuk do ta pengojë dot të vërtetën. Sponsorët e trafikut të parave do të përballen me drejtësinë’, shkruan Gazment Bardhi në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetësit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj - që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco