SPAK heton deputetin socialist për pasurinë/ Po Ben Blushin?

SPAK heton deputetin socialist për pasurinë/ Po Ben Blushin?

12:23, 16/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PS në qarkun e Tiranës, Ervin Bushati, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

SPAK iu përgjigj kërkesës së PD-së, e cila e ka ngritur procedim penal ndaj zyrtarit të PS-së për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në fakt, ka më shumë se 6 muaj që janë publikuar një sërë dokumentash skandaloze në lidhje me pasurinë e ish-ministrit, ish-prefekti, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste Ben Blushi i cili më pas formoi dhe Partinë Libra dhe mund të quhet dhe ish-kryetar i LIBRA-s.

Për Ben Blushin janë publikuar fakte skandaloze se si në vitin 2015 ka blerë një pronë e cila vlen të paktën 500 milion aktivitet biznesi. Pra një ambient biznesi që qender të Korçës për vetëm 30 mijë euro përballë lulishtes “Themistokli Germenji”.

Vetëm kaq, më pak se një apartament, dhomë e kuzhinë, në periferi të Korçës, ka deklaruar Ben Blushi në pasurinë e tij.

Një pasuri marramendëse, me një vlerë qesharake vendosur në emër të vajzës së tij, Natali Blushi, një pasuri e cila të ardhurat i nxorri për jo më pak se 20 muaj. Vetëm nga qiradhënia apo biznesi që ndërtoi e bija me nipin e Ben Blushit .

SPAK ka thënë se Ervin Bushati po hetohet. SPAK dje ka thënë se po hetohen inceneratorët. SPAK ka thënë se po hetohen PPP-të, por SPAK nuk po heton Ben Blushin!

Është një fshehje marramëndëse e pasurisë, me vlera qinda milionëshe, pa folur këtu për pronat e tjera siç është rasti flagrant i një trualli në Dhërmi, i cili u regjistrua dhe më pas, pas ndërhyrjes/verifikimit nga zyra e korrupsionit, ajo sërish u çregjistrua.

Një transfertë që regjistrohet dhe çregjistrohet. Një vepër penale ku duhen marrin përgjegjësinë zyrtarët që e kanë kryer, dhe vetë ata që kanë marrë pjesë në çështjen e falsifikimit.

Nga ana tjetër, në vitin 2015, kur është deklaruar prona që ne denoncojmë me fakte dhe dokumenta sipas deklarimeve të pasurive të publikuara të Ben Blushit, ky i fundit ka qenë zyrtar, ka qenë deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit.

Kreu i listës së Rilindjes që më pas për çështje personale dhe për kolltuqe në parti dhe qeveri, u përplas me Edi Ramën.

Por përballë fakteve ka gënjyer për vlerën e një pasurie sepse vlera e tregut është 400 mijë euro, gati 500 milion dhe ai e ka deklaruar vetëm 30 mijë euro në emër të vajzës.

SPAK duhet ta hetojë dhe Ben Blushin, ashtu si Ervin Bushatin, ashtu si PPP, ashtu si çdo deputet tjetër./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco